E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, në pritje të dëmshpërblimeve

Grupet e verifikimit nuk kane nisur ende punën në Shkodër, edhe pse uji është tërhequr tashme nga shtëpitë si ne qytet ashtu edhe ne fshatrat qe u preken nga përmbytja e dhjetorit. Pjesa me e madhe e banoreve periferisë se Shkodrës vazhdojnë te jetojnë ne konvikte dhe tek te afërmit. Ato janë ne pritje te dëmshpërblimit për te rikonstruktuar banesat dhe zëvendësuar orenditë e shkatërruara. Ne lagjen "Livade", ku u përmbyten qindra shtëpi banoret thonë se e kane te pamundur t'i rikthehen jetesës normale ne gjendjen qe janë aktualisht banesat e tyre. Ata akuzojnë si pushtetin lokal ashtu edhe atë qendror se i kane lënë jashtë vëmendjes. Gjate mbledhjeve me shtabin e emergjencave ne Shkodër, kryeministri Berisha ne vazhdimësi premtoi nisjen e procesit te verifikimit menjëherë pas largimit te ujit. Por deri tani nga qarku mësohet se nuk janë ngritur ende grupet e eksperteve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›