Porti i Durrësit, përpunohen shtatë anije tregtare me rreth 11 mijë tonë mallra

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Aktiviteti tregtar në Portin e Durrësit vijon me ritme të larta.
Autoriteti Portual Durrës njoftoi se ditën e martë ka nisur përpunimi i 7 anijeve tregtare, të cilat transportojnë një sasi të konsiderueshme mallrash dhe kontejnerësh.
Sipas të dhënave zyrtare, në kalatat portuale po përpunohen aktualisht 3 anije, me gjithsej 6190 tonë mallra dhe 328 njësi kontejnerike.
Ndërkohë, në radën portuale (në pritje për t’u përpunuar) ndodhen 4 anije të tjera, që mbartin 5223 tonë mallra dhe 1364 njësi kontejnerike.
Në total, dita e sotme shënon përpunimin e afro 11415 tonë mallrash dhe 1692 kontejnerësh, duke reflektuar një volum të lartë ngarkese dhe një fluks të qëndrueshëm të operacioneve në portin më të madh të vendit.
Autoriteti Portual nënvizon se operacionet po zhvillohen me efikasitet, duke garantuar standarde të larta në përpunimin e anijeve dhe shërbimeve logjistike, me synim rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve portuale.
Ky fluks tregon një trend pozitiv të aktivitetit tregtar detar, si dhe rritjen e besueshmërisë së Portit të Durrësit si një nyjë e rëndësishme transporti dhe tregtie në rajon.
1 nga 3/e.xh//r.e//a.f/