E Diel, 1 Nëntor 2026

Porti i Shëngjinit, ritet fluksi i anijeve të mallrave

Statistikat e përpunimit të mallrave gjatë muajve të fundit, e kthejnë Shëngjinin në një nga portet më të rëndësishme në vend. Çdo ditë mbi 1 ton mallra të ndryshme përpunohen në këtë port, ku pjesën më të madhe e zënë firmat e ndryshme që operojnë në zonën e veriut. Drejtori i Portit të Shëngjinit Zef Gjoka dekaron se kjo rritje e ndjeshme e importit dhe eksportit të mallrave dhe linja e tragetit Bari-Shëngjin, ka sjellë si domosdoshmëri, zgjerimin e portit.
Zef Gjoka “Jemi gati për të filluar ndërtimin e një kalate të re prej 103 metrash të gjatë, fond ky i Komisionit Europian. Gjithashtu me fond të Ministrisë së Trasporteve pritet të asfaltohet i gjithë sheshi si dhe të zgjerohet kanali.”
Hapja e rrugës Durrës-Kukës si dhe ulja e tarifës përpunuese, kanë patur një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e aktivitetit të Portit të Shëngjinit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›