E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Belgjika konfirmon mbështetjen e saj të plotë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Garancia i është dhënë zv.kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta nga homologu i tij belg në një takim që kanë zhvilluar gjatë pjesëmarrjes në Sesionit të 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ministri i Jashtem i Belgjikës Yves Leterne, ka vlerësuar përparimet e dukshme që ka bërë vendi ynë në plotësimin e kushteve të udhërrëfyesit të Komsionit Europian për liberalizmin e vizave. Leterne ka vlerësuar gjithashtu dhe zgjedhjet e fundit parlamentare dhe raportin pozitiv të OSBE ODIHR për to. Nga ana e tij zv.kryeministri Meta i ka kërkuar homologut belg mbështetjen e vendit të tij për aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit për anëtar të Bashkimit Europian, si dhe për përfshirjen e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave të BE-së me vendet e rajonit. Gjatë qendrimit të tij në Nju Jork Meta ka zhvilluar takime dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed Bin Rashed Al Maktoum dhe Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Panamasë, Meliton Arrocha. Gjatë këtyre takimeve, biseda u përqendrua kryesisht në zhvillimet në rajone, në intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në bashkëpunimin në kuadrin e organizatave ndërkombëtare. Zëvendëskryeministri Meta i falënderoi bashkëbiseduesit për mbështetjen që këto vende i kanë dhënë shtetit të pavarur të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›