E Diel, 1 Nëntor 2026

Porti, shqiptarët preferojnë të vijnë me makinat e tyre

04/02/2009  Të dhënat, një në çdo 3 udhëtarë hyn me mjet. Motivet, lehtësirat në kontrolle dhe taksa

DURRES- Një në çdo tre udhëtarë shqiptarë që përpunohet në portin më të madh të vendit tonë futet në Shqipëri me veturë. Porti i Durrësit ka bërë publike shifrat e përpunimit të udhëtarëve, mjeteve dhe kamionëve për periudhën 12-mujore të vitit të kaluar.

Fluksi

Në këtë periudhë janë përpunuar 680 mijë shtetas si dhe 214 mijë autovetura. Sipas statistikave të ofruara, mësohet se treguesit në këtë port janë pozitiv në thuajse të gjitha zërat. Konkretisht në 12 muaj mësohet se ka një rritje të përpunimit të kamionëve të imbarkuar në tragete, ashtu siç rezulton me rritje edhe numri i trajlerave të përpunuar apo autoveturave të shtetasve shqiptarë. Në vitin 2008 terminalin e udhëtarëve e kanë prekur afro 20 mijë shtetas shqiptarë më shumë sesa viti 2007 dhe se 4300 fëmijë kanë hyrë e dalë më shumë krahasuar me 2007-n. Përmirësimi i infrastrukturës portuale në përpunimin e udhëtarëve dhe mjeteve si dhe lehtësimi i praktikave në terminalin përkatës në port ka bërë që një pjesë e konsideruar e emigrantëve shqiptarë të vendosin të vijnë me veturat e tyre në vendlindje duke i sjellë portit jo pak fitim nga taksa e hyrjes. Në ndryshim nga disa vite më parë, porti, policia e kufirit dhe migracionit si dhe dogana vendosën që të ushtrojnë kontrolle për të gjithë udhëtarët në autoveturë duke mos detyruar ata që të kalojnë në pikën e kontrollit të dokumenteve. Një lehtësi e tillë, hapja e shumë sporteleve, ulja e taksave dhe shërbime të tjera lehtësuese portuale i kanë dhënë shtysë rritjes së numrit të mjeteve që hyjnë e dalin së bashku me udhëtarë në këtë port. Mesatarisht në çdo tre shtetas njëri prej tyre futet me autoveturë, ndërkohë që gjatë vitit 2008 janë përpunuar 7 vetura më shumë.

PËRPUNIMI

Gjatë 2008-s janë përpunuar 680 mijë shtetas si dhe 214 mijë autovetura. Treguesit në këtë port janë pozitiv në thuajse të gjitha zërat. Konkretisht në 12 muaj mësohet se ka një rritje të përpunimit të kamionëve të imbarkuar në tragete, ashtu siç rezulton me rritje edhe numri i trajlerave të përpunuar apo autoveturave të shtetasve shqiptarë.

PREFERENCAT

Një pjesë e konsideruar e emigrantëve shqiptarë të vendosin të vijnë me veturat e tyre në vendlindje, duke i sjellë portit jo pak fitim nga taksa e hyrjes. Kështu sipas të dhënave rezulton se një në tre udhëtarë futet në port me makinën e tij çka është më komodë si për vetë atë, por dhe për arkën e portit, i cili vjel taksën përkatëse.

ARSYET

Përmirësimi i infrastrukturës portuale në përpunimin e udhëtarëve dhe mjeteve si dhe lehtësimi i praktikave në terminalin përkatës në port ka bërë që udhëtarët të lëvizin me mjetet e tyre. Në ndryshim nga disa vite më parë, porti, policia e kufirit si dhe dogana vendosën që të ushtrojnë kontrolle të udhëtarëve në autoveturë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›