Kupa e botes per femra nis ne Gjermani
Skuadra vendase e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aktivitetin e madh në futbollin e femrave. Skuadra përfaqësuese e Gjermanisë fitoi 2-1 ndaj Kanadasë duke e vërtetuar rolin e favorites që ajo ka në këtë turne. Kerstin Garefrekes ishte autore e golit të parë që në nisje të takimit në stadiumin “Olimpik” të Berlinit, ndërsa Okojino da Mbabi realizoi të dytin vetëm 3 minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Gjermanet patën epërsi në pjesën më të madhe të ndeshjes, ndonëse njëra nga lojtaret më të mira, Fatmire Bajramaj, hyri në lojë vetëm në pjesën e dytë, për shkak të një dëmtimi. Gjermania është kampione e botës në fuqi dhe ka fituar dy titujt e fundit, duke marrë nga një medalje në të gjithë botërorët e zhvilluar deri tani, me përjashtim të atij të vitit 1999.
Kanadezet, ndonëse më inferiore sesa të zonjat e shtëpisë, arritën të realizonin një gol në minutën e 82-të me anë të Kristinë Siklerit me një goditje dënimi, gjë që nuk mjaftoi për të shuar entuziazmin e 73 680 tifozëve në stadium.
Më parë sesa ky takim, kampionatin botëror e hapi ndeshja mes Francës dhe Nigerisë, përballje që futbollistet europiane e fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 me golin e shënuar në minutën e 56-të nga Mari-Lori Delie. Të dyja këto ndeshje u luajtën për grupin A, ndërsa sot zhvillohen ndeshjet e grupit B, Japoni-Zelandë e Re dhe Meksikë-Angli.