Fabregas në shitje
Arsenali është i gatshëm të shesë Cesc Fabregasin në Barcelonë nëse të dy klubet arrijnë marrëveshje rreth çmimit për mesfushorin spanjoll, ka njoftuar BBC Sport të hënën.
Klubi nga Premierliga refuzoi një ofertë fillestare për kapitenin e tyre, por tani pret ofertë të përmirësuar.
Një zyrtar i Arsenalit tha: “Oferta ishte bërë formalisht për drejtorin tonë ekzekutiv (Ivan Gazidis), por ne e kemi refuzuar menjëherë”.
I pyetur nëse klubi pret ofertë të përmirësuar këtë javë, ai shtoi: “Me gjasë po dhe nëse është e mjaftueshme ne do të duhej ta shesim”.
Qëndrimi i Arsenalit duket se ka ndryshuar nga sezoni i kaluar, kur refuzuan dy oferta nga Barcelona për Fabregasin, ish futbollist junior në Nou Camp.
Klubi londinez kishte theksuar se nuk kanë ndërmend ta shesë për çfarëdo çmimi.