Beqiraj me Dinamon, kampion i Kroacisë

E shtuna ishte ditë feste për Fatos Beqirajn. Sulmuesi kosovar është shpallur kampion i Kroacisë me ekipin e tij, Dinamo Zagreb.
Fitorja minimale me rezultat 1:0 ndaj Osijekut (shënoi Badelj në minutën e 53-të), i ka mjaftuar ekipit nga kryeqyteti kroat që ta sigurojë edhe matematikisht titullin e kampionit.
Katër xhiro pa përfunduar sezoni në kampionatin kroat, Dinamo ka 13 pikë më shumë se ndjekësi kryesor, Hajduk Spliti. Për Dinamon, ky ishte titulli i 13-të në Kroacinë e pavarur, i gjashti rresht, një rekord i ri i regjistruar nga ekipi i kaltër.
Anëtari i përfaqësueses së Malit të Zi ishte transferuar gjatë verës së vitit të kaluar nga Buduçnosti në Dinamo Zagreb. Ish-futbollisti i Shqiponjës dhe Besës së Pejës dha kontribut të çmueshëm në këtë sukses të ekipit nga stadiumi Maksimir.