E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres ka të ardhme fantastike

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 10:43

Menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti thotë se goli i së shtunës ndaj West Hamit, do ta nisë një cikël të ri për Fernando Torresin.

Sulmuesi spanjoll, i cili iu bashkua Chelseas për një rekord parash në futbollin britanik – 50 milionë funte nga Liverpooli, e shënoi golin e parë prej se ka arritur në Stamford Bridge, në janar. Ai ‘agjëroi’ 731 minuta, duke lëshuar 13 raste të mira për gol.

“Ishte perfekte. Çdo njeri e priste golin e parë të Fernandos dhe ai shënoi. Për të, këtu nis një jetë e re. Mendoj se ai do të ketë një të ardhme fantastike në këtë klub”, tha trajneri italian për tabloidin britanik, The Sun.

“Problemi më i madh ishte se ai kishte ardhur në një klub të ri dhe nuk e kishte lehtë që ta gjende marrëdhënien e duhur me shokët e rinj të skuadrës dhe t’i përshtatej lojës së këtushme. Mirëpo, mendoj se momentet e këqija tashmë kanë shkuar”, vazhdoi ish-trajneri i Juventusit e Milanit.

Chelsea fitoi 3:0 ndaj West Hamit. Përpos Torresit, nga një gol e shënuan edhe Lampard e Malouda. ‘Blues’ mbeten 6 pikë prapa kryesuesit Manchester United.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›