E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testi i radhës për Partizanin, sot ndaj Kukësit

Nga ILIR CARA

Mesfushori Salvatore Sulçe do të luajë me të kuqtë fazën e dytë dhe me kthimin e tij merkatoja mund të konsiderohet e mbyllur

Partizani ndodhet në kulmin e përgatitjeve dimërore me shpresën që fillimi i fazës së dytë ti gjejë gati demat e kuq. Këtë periudhë të gjatë stërvitore, stafi teknik i Partizanit e ka shfrytëzuar jo vetëm për seleksionim, por edhe për përgatitje tekniko-taktike. Të kuqtë kanë kryer disa ndeshje miqësore, ku e fundit ishte më 14 shkurt, ku kryeqytetasit u munden 3-1 nga Tërbuni.

Sot është planifikur një tjetër test, dhe përballë Partizanit do të jetë Kukësi, në radhët e të cilit ndodhet një armatë ish-ësh, jo vetëm tek lojtarët, si Andrelis Pashaj, Besmir Berberi, Jozef Thana, por edhe tek stafi,  trajneri Shahin Berberi dhe drejtori teknik Sabri Balla. Miqësorja me Kukësin do të zhvillohet në qendrën stërvitore të Kamzës dhe pritet të nisë rreth orës 12:30.

Salvatore Sulçe Ish-mesfushori i të kuqve, Salavatore Sulçe, do të jetë përforcimi i fundit për Partizanin. 19-vjeçari prej disa ditësh ndodhet në kryeqytet, pasi ka provuar një aventurë të shkurtër në futbollin portugez.  Pas bisedimeve me stafin drejtues është arritur marrëveshja që Sulçe ti bashkangjitet Partizanit për fazën e dytë.

Me ardhjen e mesfushorit të krahut të djathtë, Salvatore Sulçe, merkatoja e Partizanit mund të konsiderohet e mbyllur dhe të kuqtë ndihen gati për realizimin e misionit, fillimisht për ngjitjen në kategorinë e parë dhe më pas rikthimin në elitë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›