E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porto do ta ndal Barcelonën

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 08:14

Sulmuesi Radamel Falcao beson se Porto do të gjen mënyrë për të ndalur Barcelonën në përballjen e tyre në Superkupën e Evropës para fillimit të sezonit të ri.

Skuadra portugeze ka shkëlqyer gjatë edicionit të fundit duke fituar ndër të tjera Kampionatin portugez dhe Europa League andaj 25 vjeçari mezi pret ndeshjen me fituesin e Ligës së Kampionëve më 26 gusht në Stade Louis II në Monaco. “Ne do të gjejmë një sistem për tu ballafaquar me sukses me ta (Barcelonën) në përballjen tonë në Superkupën e Evropës.

Të gjitha ekipet kanë dështuar të gjejnë një sistem për t’i ndalur ata andaj tani është radha jonë të mundohemi ta gjejmë atë”, tha Falcao për mediet portugeze. Sulmuesi i cili spekulohet se kërkohet nga Arsenal dhe Tottenham ka folur edhe për gjasat e Kolumbisë në Copa America dhe ka bërë të qartë se skuadra e tij nuk është në mesin e konkurrentëve për trofe.

“Ne sigurisht se nuk jemi në mesin e favoritëve pasi nuk kemi arritur asgjë të madhe në kohën e fundit. Mirëpo, kjo është një gjeneratë e re dhe jemi duke punuar për të qenë njëri prej ekipeve më të mira”, përfundoi ai. Kolumbia takohet me Argjentinën, Kosta Rikën dhe Bolivinë në fazën e grupeve të garës që fillon muajin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›