E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dallas nuk dorëzohet, barazon

Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 08:16

Ndoshta Dallasi nuk do ta fitojë titullin, por ky ekip nuk do të dorëzohet deri në fund, në finale të play-offit në NBA. Mavericks fituan në ndeshjen e katërt me rezultat 86:83 ndaj Miamit, për ta barazuar serinë finale në 2-2 me ndeshje.

Ylli gjerman, Dirk Nowitzki edhe pse kishte temperaturë 38 gradë celsius, realizoi 21 pikë, duke kontribuuar më së shumti në fitoren e ekipit të tij. Por, Dallasin e ndihmuan edhe Terry (17) e Marion (16) dhe monstruozi Chandler (13 pikë e 16 kërcime).

Mavs ishin në disavantazh prej 9 pikësh në periudhën e fundit, por edhe një herë bënë kthesë sensacionale në fund. Tek Miami, më i dalluari ishte Wade, i cili realizoi 32 pikë e Bosh (24). LeBron James nuk e kishte natën e tij.

Dallas – Miami 86:83
Dallas: Nowitkzi 21
Miami: Wade 32

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›