Demtim trondites per Puyol

Të gjithë në “Da Luz” u tronditën nga dëmtimi i mbrojtësit të Barcelonës, Carles Pyuol. Në minutën e 77-të, mbrojtësi “blaugrana” u shemb në tokë gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, duke pësuar frakturë në krahun e majtë, pas një lëvizje aspak natyrale.
Megjithatë, frika tashmë duket se ka kaluar dhe për tifozët katalanë ka ardhur imazhi i parë qetësues rreth gjendjes së kapitenit. Një fotografi e publikuar në faqen zyrtare të Ptuol në rrjetin social “tëitter” dhe me shkrimin: “Mirëdita! Dielli kthehet gjithmonë... Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet mbështetëse. Ju përqafoj”.
Gjithçka për të fshirë ato momente ankthi, ku lojtari u largua nga fusha me barelë mes duartrokitjeve të tifozëve. Ekzaminimet e para të kryera në Lisbonë, ku Puyol u vizitua edhe nga presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, u shoqëruan edhe me diagnozën: ndrydhje e bërrylit të majtë.
Gjatë natës, mbrojtësi u transportua në Barcelonë, ku tashmë pritet të mësohet periudha e rikuperimit të plotë. “Jemi në pritje të informacioneve të sakta”, deklaroi trajneri Tito Vilanova, “por me siguri mund të themi që Puyol do të mungojë në ‘El Clasicon’ e së dielës kundër Realit të Madridit”.
Më tej, drejtuesi i stolit “blaugrana” shtoi: “Gjatë këtij sezoni Puyol ka pësuar dy dëmtime aspak normale. Për Barcelonën kjo është një humbje shumë e madhe dhe vazhdojmë të kemi probleme me mbrojtësit e qendrës. Mascherano ka luajtur 14 ndeshje pa bërë pushim, ndërsa nuk e di nëse do të arrijmë të rikuperojmë Piquè për sfidën me Realin”.
Dëmtimi i Puyol dhe problemet që mungesa e tij mund të shkaktojë gjatë javëve në vazhdim kanë bërë që fitorja 2-0 e katalanëve në fushën e Benfikës të mos ketë shijen e zakonshme të triumfit.