E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca e BE përsërit ultimatumin për Edi Ramën

Ambasadori i Spanjës, vendit që ka presidencën e BE-së ka theksuar dje se Shqipëria është pranë një faze të rëndësishme të integrimit dhe nuk mund të toleroheshin tekat e partive, si aplikimi i një bojkoti, i cili po dëmton imazhin e venditPresidenca Spanjolle e Bashkimit Evropian, i tërheq vëmendjen opozitës, duke i kujtuar asaj se nëpërmjet bojkotit të parlamentit, po i shkakton një kosto të rëndë demokracisë dhe aspiratave të Shqipërisë për integrim. Reagimi i Presidencës spanjolle vjen prej të dërguarit të Madridit në vendin tonë, ambasadorit Manuel Montobbio, i cili gjatë një konference të zhvilluar në Tiranë, theksoi se Shqipëria ka objektiva të përcaktuara dhe se për realizimin e tyre duhet angazhim i gjithanshëm, duke mos përjashtuar as rolin e opozitës. Ambasadori spanjoll, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, pohoi se Shqipëria duhet të ketë një hartë për të hyrë në BE që përcaktohet nga progres raporti i KE, por, tha ai, ajo që po ndodh këtu, me një opozitë që nuk merr pjesë në jetën parlamentare dhe atë reformatore, nuk është mesazh i mirë për Brukselin. “Shqipërisë i intereson të jetë pjesë e axhendës së Këshillit të Bashkimit Europian sepse do të thotë që po bëhet progres në drejtimet e kërkuara nga ky organ, por nuk i intereson të jetë pjesë e axhendës së Këshillit për Politikën e Jashtme sepse kjo do të thotë se ju s’po ecni dhe aq mirë. Situatë e brendshme në Shqipëri nuk duhet t’i bjerë në sy Bashkimit Europian apo ndonjë organizate tjetër ndërkombëtare pasi kjo tregon se jeni problematikë”, u shpreh Montobio, duke iu referuar veçanërisht bojkotit parlamentar të tepruar të opozitës shqiptare.Në një kohë kur pritet tryeza e përbashkët në presidencë, ku njëherazi palët kanë konfirmuar praninë, por jo termat e dialogut, Montobbio tregohet i prerë duke deklaruar se “nuk duhet të tolerohen tekat personale të një force politike”. “Ju jeni të mirëpritur të mirëpritur në BE, por për të qenë anëtarë duhet të jeni një shtet. Një shtet sipas konceptit të BE nuk do të thotë një shtet dosido, por një tip i veçantë shteti. Në mënyrë metaforike duhet të keni lidhje që të prodhoni elektricitet. Nuk do të keni jetëgjatësi nëse keni tela të shkurtër. Mund të shkaktoni kolaps. Por duhet të lidhni telat dhe me t’u lidhur ato, do të keni mbështetjen e BE”, deklaroi Montobio.Ambasadori spanjoll në vendin tonë shigjetoi në mënyrë indirekte nga fillimi deri në fund, drejtimin politik të ndjekur nga opozita e Edvin Ramës. Montobbio vuri në dukje se politika shqiptare duhet të bjerë dakord për zgjedhjet dhe standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian. “Metamorfoza juaj duhet të ecë në drejtimin e duhur për forcimin e shtetit të së drejtës, duhen respektuar standardet e BE sa i përket zgjedhjeve, ku të gjitha palët duhet të bien dakord, duhet të ketë një administratë e mbështetur te meritat e personelit dhe i duhet shpallur luftë korrupsionit. Politika duhet të ketë kurajë, të mbledhë forcat dhe të pranojë zgjedhjet dhe standardet e tyre”, tha ambasadori Montobbio. Sipas tij, nëse BE përpiqet të ketë politika legjitime të përbashkëta nuk është një çështje që ndikon vetëm BE, por edhe Shqipërinë. “Nëse naftësjellësi do hyjë në BE duhet të kalojë nëpërmjet Shqipërisë ndaj dhe Shqipëria ka interesat e saj nëse bashkohet me BE”, u shpreh ai. Në vijim ai theksoi se “hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës, i cili vlerëson si parësor krijimin e diplomacisë së përbashkët dhe bashkimin ekonomik, mbetet prioritet i presidencës spanjolle të Bashkimit Europian”. Apeli final i Kreut të delegacionit të Komisionit Evropian, Helmut Lohan“Opozita të bëhet pjesë e reformave parlamentare” Ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë Helmut Lohan i konsideroi të rëndësishme reformat në sistemin e drejtësisë, dhe kërkoi që ligjet e rëndësishme të bëhen me shumicën e domosdoshme, por edhe me dialog mes palëve. Deklaratat ambasadori i bëri në prani të ministrit të Drejtësisë, Bujar Nishani, dhe kryeprokurores Ina Rama.“Zgjidhja e krizës politike dhe reformat në gjyqësor janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Nuk ka shtet ku ligjet ndahen të shumicës dhe të pakicës. Shumica e ligjeve të opozitës nuk duhet të kalojë thjesht me shumicë të cilësuar, por është i domosdoshëm dhe dialogu politik në Parlament. Rregullat e lojës do të kenë pak ndikim nëse ata që i zbatojnë ligjet, prokurorët dhe gjyqtarët, do të kenë kapacitetet e duhura profesionale”, u shpreh Lohan deklaroi Lohan.Në vijim ai shtoi se sfidë kryesore për Shqipërinë është pavarësia e gjyqësorit, duke shtuar se për këtë arsye duhet vullnet nga të gjitha palët....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›