E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç: “Nuk kemi frikë nga Aleksandër Hleb”

Në radhët e Bjellorusisë luan një lojtar i madh sic është Aleksandër Hleb, i cili po kalon një formë të shkëlqyer te Arsenali në kampionatin anglez. Baric e ka të qartë në mendjen e tij se kush është kundërshtari, ndaj të cilit në debutimin e tij të parë zyrtar morri një barazim me vlera: 2-2. "Ne e dimë që Hleb është një lojtar shumë i mirë dhe se Bjellorusia është një skuadër solide. Humbja 0-1 me Luksemburgun ishte vetëm një surprizë për të gjithë. Kjo do të thotë se kundërshtarin do ta marrim shumë seriozisht, por nëse Bjellorusia ka një Hleb, Bullgaria kishte një Berbatov dhe Holanda ishin dy-tre "Berbatovë". Ne e kemi përgatitur skuadrën të luajë me cdo kundërshtar"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›