E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra: Dua të qëndroj te Milani edhe tre vite

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, ka konfirmuar se nuk e ka në plan që të largohet nga kampioni i Italisë gjatë kësaj vere, pasi dëshiron të luajë për kuqezinjtë edhe disa vite.

Së fundmi është spekuluar se boshnjaku me pasaportë suedeze mund të transferohet te Real Madridi, mirëpo 29-vjeçari mohon diçka të tillë.

“Është tërësisht e pavërtetë. Dua të qëndroj te Milani edhe tre vite të tjera. Jam i lumtur këtu”, citon ESPNSoccernet fjalët e Ibras.

Për ta mbajtur Ibrahimovicin, Milani duhet t`i paguajë Barcelonës 24 milionë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›