E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Cërvenkovski uron Gruevskin për fitoren e zgjedhjeve

Kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski dhe kandidatja për kryeministre e opozitës, Radmilla Sheqerinska kanë uruar VMRO-DPMNE për fitoren në këto zgjedhje.

"Beteja do të vazhdojë. Ju keni parë se çfarë mund të bëjmë me 18 deputetë, tani mund të imagjinoni se çfarë do të bëjmë me 43 deputetë që kemi fituar në këto zgjedhje", deklaroi Cërvenkovski duke shtuar se LSDM nuk ndalet dhe se garantoi se koha e kësaj partie po vjen.

"Dëshiroj që t`i uroj fitoren konkurrentit tonë politik VMRO-DPMNE dhe duke shtuar se kjo është një fitore e Piros", deklaroi Sheqerinska. Ajo shtoi se skena politike në Maqedoni ka pësuar ndryshime dhe se pushteti nuk mund të sillet si zot, siç bëri deri tani.

LSDM në këto zgjedhje fitoi 370 mijë vota, 150 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara të vitit 2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›