E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, aeroplanët amerikanë vrasin 14 militantë

Zyrtarët pakistanezë kanë deklaruar se 14 militantë janë vrarë nga një sulm me raketa nga aeroplanët pa pilotë amerikanë, në një rajon në kufi me Afanistanin.

Zyrtarët lokal të Pakistanit kanë deklaruar se militantët janë vrarë në dy sulme të ndryshme.

Ky ishte sulmi i dytë amerikan me aeroplanë pa pilotë në një zonë fisnore në më pak se një javë.

Nga një sulm të premten në Vaziristanin jugor, besohet se është vrarë edhe Ilias Kashmiri, i cilësuar si një nga komandantët kryesor të Al Kaedës, megjithëse zyrtarët ende po përpiqen që ta konfirmojnë vdekjen e tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›