Thaçi:E uroj sinqerisht Ahmetin për fitoren

Kryetari i PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi ka uruar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti për fitoren në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
“E uroj sinqerisht Ahmetin për fitoren dhe partisë së tij, bashkë me partnerin e koalicionit, u takon ta formojnë Qeverinë e Apokalipsës për këtë shtet”, tha Thaçi.
Kryetari i PDSH-së ka përmendur se kjo është një fitore e arritur me gjithë parregullësitë dhe votimet jo të rregullta në disa vendbanime shqiptarësh si Zajaz, Osllomej dhe zona të tjera.
Ai gjithashtu tha se PDSH mbetet partia e vetme shqiptare opozitare, ndërsa shtoi se partitë virtuale shqiptare i takojnë historisë. Thaçi tha gjithashtu se partia e tij ka dalë marrë rezultate mjaft të larta në Shkup dhe në Kumanovë.