Xhanluixhi Bufon: E merituam eliminimin
Portieri Xhanluixhi Bufon, i dëmtuar në ndeshjen e parë kundër Paraguait, nënvijëzoi se Italia e meritoi të eliminohej nga Botërori 2010. “Mendoj se e merituam të eliminoheshim dhe kjo disfatë erdhi përballë skuadrave si Zelanda e Re dhe Sllovakisë. Nëse nuk arrin të fitosh me këta dy kundërshtarë, atëherë është e drejtë të kthehesh në shtëpi”, deklaroi numri 1 i portës “axurre”. Bufon ka analizuar edhe aspektin fizik të skuadrës, e cila la mjaft për të dëshiruar: “Kundër Paraguait loja kishte ritëm, por në dy ndeshjet e tjera nuk shfaqëm asgjë. Madje asnjë shenjë që të linte të mendoje se mund të konkurronim me përfaqësuese të nivelit të lartë. Mungesa e një lojtari si Pirlo na dëmtoi. Gjithsesi paraqitja e Kombëtares shpalosi një panoramë të qartë të gjendjes në të cilën ndodhet futbolli italian”.
#