E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia, Manike sulmon Skolarin

Mesfushori i Atletikos së Madridit, Manike, ka sulmuar ashpër ish trajnerin e Portugalisë, Luiz Felipe Skolarin, duke e akuzuar se e ka hequr nga formacioni i "Euro 2008". Manike, i cili luajti në "Euro 2004" dhe në Kupën e Botës 2006, në mënyrë të çuditshme nuk u grumbullua për "Euro 2008". Lojtari 31 vjeçar ka rrëfyer se ai kishte mbetur pa fjalë nga vendimi i Skolarit, duke shtuar se trajneri i tanishëm i Çelsit i kishte dhënë garanci se do të grumbullohej. "Rastësi apo jo, në kohën e Skolarit isha vetëm unë në qendër të dyshimeve dhe mungesës së vendosmërisë", - i ka thënë Manike gazetës portugeze"O Jogo". "Kështu ndodhi para evropianit, po ashtu edhe para Kupës së Botës dhe më pas. Sinqerisht nuk e di pse. Pas një ndeshjeje kundër Spanjës, të cilën e humbëm, për mua u tha se kisha marrë urdhra nga Hose Mourinjo, që të mos luaja mirë për kombëtaren. Ky ishte një budallallëk, një lloj shkaku për të mos thënë të vërtetën. Kur dikush justifikohet padrejtësisht, dalin fjalë të tilla. Në Kupën e Botës kam treguar një nivel që pakkush mendonte që mund ta arrija, më pas u operova dhe nuk isha në formë të mirë, por ishte vetë Skolari ai që më tha të operohesha dhe më dha garanci që do të luaja. Ai më tha të pushoja, por në ditën e fundit i ndërroi fjalët", - e ka akuzuar mbrojtësi portugez trajnerin aktual të Çelsit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›