E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, vetëvaret në litar 65-vjeçarja

Shkodër-Një 65-vjeçare nga fshati Naraq i Shkodrës është gjetur e varur në litar në dhomën e saj të gjumit. Sipas policisë e moshuara jetonte në shtëpi vetëm me bashkëshortin, i cili ishte me probleme mendore.

Shtetasja, Dake Prroni i ka dhënë fund jetës duke varur veten në litar. I shoqi ka njoftuar komshinjtë kur ka gjetur bashkëshorten të vdekur. Më tej kanë qenë fqinjët ata që kanë dhënë njoftimin në polici.

Sipas policisë problemet sociale kanë qenë shkaqet që e kanë çuar gruan 65-vjeçare drejt vetëflijimit. Ajo jetonte me një të sëmurë mendorë në shtëpi, ndërsa fëmijët i kishte në emigracion. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmë ndërsa policia mori njoftimin sot në orët e para të mëngjesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›