Të mirat që vijnë nga Pikaso
“Pikaso dhe mjeshtërit” ekspozita e hapur në Grand Palais në Paris është cilësuar një triumf. Janë rezervuar të gjtha biltetat e mundshme deri në ditën e fundit të ekspozitës më 2 shkurt 2009. Radhë të gjata që presin për të parë Pikason përballë Goya-s, Titien-it, Manet-së, Rembrandt-it apo Vélasquez-it.
Rrjeti i muzeve kombëtarë që përgatit ekspozitat në Grand Palais, kishte marrë ndërkaq një vendim spektakolar: muzeu të hapet natën! tre net para mbylljes së ekspozitës. “Pikaso dhe mjeshtërit” mund të ndiqet 24-orë non stop, nga ora 9 e 30 janarit në orën 20 të 2 shkurtit.
“Është hera e parë në Francë, shpjegon Thomas Grenon, president i Rrjetit kombëtar të muzeve. Jam i sigurtë që ka për të ecur mirë.” Pa dyshim që është hera e parë edhe në botën e artit botëror një ekspozitë të tillë dhe për më tepër në një vend prestigjioz si Grand Palais.
Rrjeti i muzeve nuk kishte zgjidhje tjetër. Ekspozita nuk mund të rrinte e hapur më shumë se për 1 muaj e gjysmë. Shumë nga tablotë e marrë hua duhet të kthehen nëpër muzetë e tyre, si për shembull “Maja desnuda” e Goya-s, në muzeun “Prado” të Madridit. Po ashtu nuk mund të shtohej numri i vizitorëve në një ditë. Për shkak të kushteve të sigurisë që prej vitit 1994 janë vendosur limite.
“Për Pikason, ky kufi është 500 vetë në orë, përgjigjet Thomas Grenon. Po ashtu ne duam që publiku ta shohë ekspozitën në kushte të mira.” Falë kësaj shiten 6 500 bileta në ditë.
Deri dy ditë më parë “Pikaso dhe mjeshtërit” është parë nga 450 000 persona dhe deri për ditën e mbylljes janë rezervuar 700 000 bileta. “Është nje rekord sipas normave të reja, që do të thotë se ekspozita po ecën më mirë se Cézanne-i më 1995, apo Picasso/Matisse më 2002”, thotë Thomas Grenon.
Operacioni Pikaso ka edhe më. Katalogu mund të ketë kapur 100 000 kopje të shituara dhe të sjellë afro 1 milion euro të ardhura, çka është gjë e rrallë për një ekspozitë. Kjo e shton oreksin. Kështu në një letër të 15 tetorit botuar në “Libération”, tre muze parizianë,që kanë kontribuar për ekspozitën Pikaso, i kërkojnë Rrjetit Kombëtar të Muzeve pjesën e tyre të ëmbëlsirës që do të thotë: 40 % për Luvrin, 15 % për Muzeun e Orsejit dhe 15 % për Muzeun Pikaso.
Tre përgjegjësit, Henri Loyrette (Luvër), Guy Cogeval (Orsej) dhe Anne Baldassari (Pikaso) kërkojnë këtë 70 % për “pjesëmarrjen e tyre vendimtare” në këtë ekspozitë, e konservuesve të tyre, dhe për “kryeveprat e shumta” nga ato që këto muze i quajnë “koleksionet tona”, etj.
Rrjeti është një organizëm publik i cili, si të ishte pak a shumë një producent kinemaje, organizon ekspozita, boton katalogë, shet produkte të ndryshme për llogari të muzeve të tjerë. Pra letra e mësipërme e ka shokuar Thomas Grenon-in.
Ai ka kujtuar se falë këtij suksesi të Pikasos do financohen disa ekspozita “ që nuk janë kurrë fitimprurëse”. Prandaj ai shtron pyetje: “Kjo para duhet t’u shkojë muzeve të mëdhenj apo të ndihmojë të vegjelit, ashtu siç unë besoj?”
Ndërkaq ministria e Kulturës ka ndërhyrë në këtë zënkë “familjare”: “Asnjë muze nuk mund ta bënte i vetëm këtë ekspozitë. Ka pasur një marrëveshje që duhet repektuar. Dhe koleksionet nuk i përkasin as Luvrit as ndonjë muzeu tjetër, por shtetit, pra qytetarëve”.
Media mdhe kritika e ka pritur mjaft mirë ekspozitën “Pikaso dhe mjeshtrit” e hapur afro një javë para.
Duket iu referuar shifrave të deritanishme të viztueshmërisë ajo pritet të jetë ekspozita më e ndjekur fnë në Francë që prej 15 vitesh dhe një nga më të veçantat. Është një sukses që tregon që publiku dëshiron “të konsumojë” kulturë përtej formatit tradicional.
Thuhet se kjo iniciatovë ka për të krijuar një hendek profesionistëve të artit dhe publikut sepse “Picasso et les maîtres” ka mbledhur tablotë më të mira dhe më të njohura, është një lloj “best of”, por është formatuar për publikun i cili ka shansin të rrokë në të njëjtin vend, veprat nga bota mbarë, me firmën e Rembrandt-it, Vélasquez-it, Goya-ës, Greco-s, Zurbaran-it, Raphaël-it, Ingres-it...
Pa folur për një Cézanne që është nxjerrë nga një koleksion privat.
Pastaj kohët kanë ndryshuar. Franca e muzeve ka nevojë të fusë në arkë më shumë para. “Pikaso dhe mjeshtrit” është një sukses i rrallë financiar falë të cilit do të ngrihen ekspozita të tjera në Paris dhe në qytete të tjera.