E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmetet godasin gadishullin e Peleponezit

Tërmete me magnitudë 5,2  dhe 4,2 ballë sipas shkallës së Rihter janë regjistruar mbrëmë dhe parmbërmë në pjesën turke të detit Egje dhe në gadishullin e Peloponezit, në rajonin e Gokçeadës, njoftuan kanali televiziv rus NTV,  CNN-i turk dhe faqet greke të internetit.

Tërmeti në detin Egje u ndje në Çanakale, Endrine, Tekirdag, Izmir dhe në pjesët perëndimore të Stambollit.  Epiqendra e tërmetit ndodhej në det, në veri të Gokçeadës.

Pesëmbëdhjetë minuta pas goditje së parë ka pasur edhe një tërmet të dytë me intensitet prej 3,5 ballësh sipas shkallës Rihter, njoftoi CNN-Turk.

Nuk ka të dhëna për viktima apo dëme materiale. Tërmet me magnitudë 4,2 ballë sipas shkallës Rihter dje pasdite u regjistrua  edhe në rajonin e gadishullit të Peloponezit, në jug të Greqisë, njoftuan burime greke. Epiqendra e tërmetit ndodhej në veri të qytetit Kalamata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›