Shkurt seria A
Ibra, i vetmi italian mes 11 më të mirëve
Zllatan Ibrahimoviç shpallet titullari i formacionit të 11 më të mirëve të bërë nga "L'Equipe". Si çdo vit e përditshmja franceze publikon kombëtaren e 12 muajve në bazë të rendimentit të lojtarëve dhe të klubit të tyre. Sulmuesi suedez i Interit është i vetmi lojtar i kampionatit italian i përfshirë në foramcionin e bërë nga gazetarët: Iker Kaziljas në portë, Dani Alvesh, Rio Ferdinand, Vidiç dhe Patrik Evra në mbrojtje, Ksavi, Stiven Zherard, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo në mesfushë, Ibrahimoviç dhe Torres në dyshen e sulmit.
------------------"Calciopoli"
Avokati i Moxhit: Do të zbulojmë emra të tjerë
"Do të themi emrat e atyre që telefonin arbitrat dhe përgjegjësit e tyre". Emrat do të zbulohen gjatë zhvillimit të proçesit të Napolit. Këtë e ka konfirmuar Pako D'onofrio, avokati i Luçiano Moxhit. "Ato telefonata janë dorëzuar më përpara në prokurorinë e Napolit", ka thënë avokati, por "gjyqi sportiv i "Calciopolit" është zhvilluar brenda 20 ditëve, pa pasur mundësinë që të vlerësoheshin të gjitha provat". Edhe po të kishim parë emrat e të gjithë ekipeve të përfshira "do të kishim parë kampionatin e ardhshëm të serisë A me 8 ose 10 skuadra në total", - ka përfunduar D'Onofrio.
-------------------------Drejtuesi bardhezi
Seko rinovon me Juven deri më 2012-ën
Dimrin e kaluar Alesio Seko mposhti konkurrencën dhe mori tek Juventusi Momo Sisokonë. Tani klubi bardhezi siguron se "nuk do të ndërhyjë në merkaton e janait" dhe pret rikthimin e kampionëve të saj. Ndërkohë ka blinduar talentet e reja Xhiovinko, Markizio dhe De Çelje. Rinovime të tjera? Një ka të bëjë pikërisht me drejtorin sportiv Seko. Kontrata e tij skadon në qershor, dhe flitet që tani për një marrëveshje të re tre vjeçare. Ndërkohë mësohet se drejtuesi bardhezi është kërkuar nga klube të tjerë jo vetëm në Itali por edhe në Spanjë. Por Seko do të qëndrojë me Juventusin dhe pritet të firmosë në fillimet e janarit.