Loro Boriçi, “vrasësi” i bullgarëve

Nga Leonard Karaj
Ai ua dinte telat bullgarëve. U pati shënuar tri herë në dy ndeshje duke siguruar edhe dy fitore të pasta për skuadrën kuqezi. Fjala është për të madhin Loro Borici, golashënuesi më i mirë i kombëtares shqiptare në përballjet ndaj Bullgarisë. Legjenda e futbollit shqiptar sigloi një dopietë në ndeshjen e parë ndaj bullgarëve më 9 tetor të 1946-ës në fitoren 3-1 të kuqezinjve. Ndërsa në përballjen e tretë Borici shënoi një gol në fitoren 2-1 të 4 qershorit 1950. Përvec tij edhe katër futbollistë të përfaqësueses sonë kanë shkruar emrin në përballjet Shqipëri-Bullgari. Pal Mirashi, Vasif Bicaku, Ilir Përnaska dhe Altin Rraklli janë goleadorët që kanë "shpuar" rrjetën bullgare. Për tu theksuar është fakti se Përnaska është futbollisti i vetëm që u ka shënuar bullgarëve në fushën e tyre. Sfidat Historia e përballjeve midis këtyre skuadrave tregon një epërsi të dukshme të bullgarëve. Kuqezinjtë kanë mundur të fitojnë dy herë më 9 tetor 1946, 3-1 në Kampionatin Ballkanik dhe më 4 qershor 1950. Ndërsa dy sfidat e viteve 60 njohën vetëm fitore të Bullgarisë (1-0 dhe 0-1). Pas viteve 90-të kuqezinjtë janë përballur dy herë me Bullgarinë për eliminatoret e kampionatit Evropian të 1996-ës. Në sfidën e "Qemal Stafës" kombëtarja jonë barazoi 1-1 pasi kishte pësuar një gol nga 16 metra të Hristo Stoickov. Ndërkohë që po në pjesën e parë në minutën e 42-të ka qenë Rraklli që ka shënuar për skuadrën e drejtuar nga Neptun Bajko. Rraklli mbahet mend edhe si goleadori i fundit i kuqezinjve. Përnaska Ilir Përnaska është sulmuesi i vetëm që ka mundur të shënojë në Bullgari përballë kësaj përfaqësuese. Ishte 19 tetori i vitit 1980 dhe kombëtarja shqiptare lunte ndeshjen e parë ndaj bullgarëve për eliminatoret e Kupës së Botës "Spanjë 1982". Bullgarët shënuan dy herë që në pjesën e parë teksa kuqezinjtë asokohe të drejtuar nga Zyber Konci arrinin të realizonin golin e nderit 15 minuta para përfundimit të krejt takimit. Loro Borici Ka shënuar 3 gola në dy fitoret e para të kombëtares me Bullgarinë Pal Mirashi Ka shënuar një gol në fitoren e parë 3-1 të kuqezinjve ndaj Bullgarisë Vasfi Bicaku Ka shënuar një gol në fitoren e dytë 2-1 të kuqezinjve në vitin 1950 Ilir Përnaska Është i vetmi që ka shënuar një gol në Bullgari në humbjen 2-1 në vitin 1980 Altin Rraklli Është futbollisti i fundit që i ka shënuar Bullgarisë në barazimin 1-1 më 1995