Zgjedhjet në Tiranë, pjesëmarrje e ulët në njësinë nr.10
TIRANE- Zhvillohen sot zgjedhjet për kreun e njësisë numër 10 në Tiranë, vend i lënë bosh nga Gerti Bogadani i cili më 28 qershor u zgjodh deputet i parlamentit të ri të Shqipërisë.
Rreth 22 mijë votues në këtë njësi janë thirrur për të shprehur të drejtën e votës në 21 qendra votimi të cilat sipas kodit zgjedhor u hapën që në orën 7:00 të mëngjesit. Sipas kryetares së Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, Evjeni Kota, procesi ka vijuar normalisht dhe nuk është regjistruar asnjë incident.
Ajo që vihet re në procesin e votimit për këtë njësi është pjesëmarrja e ulët. Deri në orën 12:30 kishin hedhur votën e tyre në kuti rreth 2 mijë votues pra rreth 10% e numrit të përgjithshëm të tyre.
(e.n/News24/BalkanWeb)