Procesi zgjedhor i qetë, pjesmarrja më e lartë në Fierzë
BERAT- Procesi zgjedhor ka vijuar normalisht gjatë gjithë ditës së sotme. Zgjedhjet po zhvillohen në Klos ku votohet për bashkinë e këtij qytetit, në Otllak të Beratit, në Fushë Arrëz dhe Fierzë, zona në të cilat vendi i kryetarëve mbeti bosh pasi drejtuesit u mandatuan si deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit.
Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit ndërsa pritet që të mbyllen në orën 18:00. Ajo qe bie në sy është pjesëmarrje e ulët në pjesën më të madhe të qendrave të votimit.
Deri rreth orës 13:30 pjesëmarrja më e lartë në votime është regjistruar në Fierzë me rreth 34%.
Në komunën Otllak pjesëmarrja ka arritur në 15%, në Klos 14% dhe në Fushë Arrëz 19%.
Në Bashkinë e Klosit janë në garë kandidati i PD-së Ramazan Mjeshtri dhe Xhevdet Reci i LSI-së.Në Fushë Arrëz jane në garë kandidatët Alfred Cafaj i PD-së dhe Dedë Gjergji i LSI-së.
Në Berat votohet në komunën Otllak. Kandidatët janë Muhamet Hoxha i PD-së , Nasif Gjoka i LSI dhe Hektor Beqollari i Partisë së Punës të Riorganizuar. Në komunën e Fierzës kandidojnë Gjelosh Pepkolaj i PD-së dhe Mehmet Ponari i LSI-së.
(e.n/BalkanWeb)