E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët e Gracanicës votojnë për zgjedhjet lokale

GRACANICE-Banorët Serbe te Graçanicës i janë përgjigjur në numër të konsiderueshëm ftesës së institucioneve të Kosovës për pjesëmarrje në zgjedhje, duke injoruar apelet nga Beogradi zyrtar që t’i bojkotojnë zgjedhjet e para në Kosovën e pavarur.
Sipas mediave Kosovare në orët e para të hapjes së qendrave të votimit është vërejtur një interesim i madh i serbëve për të votuar. Qytetarët serbë që votuan thonë se presin ditë më të mira për komunitetin e tyre. “Shpresoj që të ketë punësim për mua dhe familjen time”, thotë një qytetar i Graçanicës. “Duhet të ketë vëllazërim- bashkim për të gjithë”, thotë një qytetar tjetër, në këtë qytezë. Në rast se arrihet një pjesëmarrje e kënaqshme e serbëve të Graçanicës në zgjedhje, ky lokalitet do të shndërrohet në komunë, në bazë të planit të Ahtisaarit. Janë 10 subjekte politike të cilat kërkojnë votën e banorëve të Graçanicës me fshatrat për rreth, në mesin e të cilave është vetëm një parti politike e shqiptarëve.

Nderkaq, LDK dhe AAK kane shprehur shqetesimet e tyre te para per disa parregullsi te verejtura.
Sipas LDK-se, disa militante te Partise Demokratike të Kosovës kane hyrë në disa qendra votimi duke mbajtur ne duar numrin 51 qe eshte edhe numri i Partise Demokratike te Kosoves duke shkelur keshtu rregulloren per votimet. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka denoncuar disa shkelje, që sipas tyre, kanë ndodhur në orët e para të hapjes së vendvotimeve.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›