Grupi i parlamentarëve kundër korrupsionit zhvillon seancë dëgjimore me Kryetarin e GOPAC, John Williams.
Në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, Grupi i parlamentarëve shqiptarë kundër korrupsionit, anëtarë të Organizatës Botërore të Parlamentarëve kundër Korrupsionit (GOPAC), zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Kryetarin e kësaj Organizate, John Williams. Seanca u drejtua nga Kryetari i Grupit të parlamentarëve shqiptarë në këtë organizëm, Leonard Demi.
Për të raportuar për ecurinë në luftën kundër korrupsionit ishte i ftuar në këtë seancë, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Ishin të ftuar, gjithashtu, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të OSBE-së. Në hapje të kësaj seance, z. Demi njohu të pranishmit me punën e Grupit të parlamentarëve shqiptarë, si dhe me punën e Kuvendit në miratimin e ligjeve kundër korrupsionit. Në raportimin e tij, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, informoi mbi masat e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit, si dhe në funksionimin e instrumenteve antikorrupsion. Deputeti Blendi Klosi, shprehu qëndrimin e opozitës për luftën kundër korrupsionit. Kryetari GOPAC-ut, John Williams, në fjalën e tij, pasi shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë takim, përveç deputetëve dhe të përfaqësuesve të organizmave ndërkombëtare, siç është OSBE-ja dhe të shoqërisë civile e të mediave, vuri në dukje rëndësinë e madhe të luftës kundër korrupsionit në drejtim të ndërtimit të demokracisë. Ai vlerësoi si shumë të rëndësishme faktin që në demokraci ka partnership, prandaj është i domosdoshëm bashkëpunimi mes forcave politike, si dhe transparenca, komunikimi me publikun dhe me shoqërinë civile. Ai vlerësoi si të shëndetshme dhe të nevojshme konkurrimin. Demokraci do të thotë njerëz që kanë mundësi të zgjedhin, përfshi këtu edhe partitë politike, vuri në dukje z.Johns. Duke ju drejtuar përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës, z. Williams u shpreh se lufta kundër korrupsionit është një mundësi e forcave të ndryshme politike për bashkëpunim dhe se GOPAC e mundëson këtë. Seanca u zhvillua në prani të mediave.