E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugezët: Duhet durim, Shqipëria luan e mbyllur

Sot në mbrëmje, përballë Shqipërisë, ekipi luzitan do të kërkojë me çdo kusht tre pikët. Dy skuadrat kanë nga 4 pikë, 3 më pak se Danimarka kryesuese, e cila fitoi në Lisbonë 3-2 një muaj më parë. "Na duhet të marrim tre pikët në shtëpi ndaj Shqipërisë", deklaroi mbrojtësi Paulo Ferreira. "Por, ata mbrojnë në thellësi dhe kanë gjithnjë shumë njerëz pranë topit. Na duhet të jemi shumë të duruar", shtoi mbrojtësi i Çelsit 

Portugalia ka mbyllur dy ndeshje pa fitore në grupin 1 dhe një humbje do të ishte e papranueshme për skuadrën e drejtuar nga Karlos Keiroz. Sot në mbrëmje, përballë Shqipërisë, ekipi luzitan do të kërkojë me çdo kusht tre pikët. Dy skuadrat kanë nga 4 pikë, 3 më pak se Danimarka kryesuese, e cila fitoi në Lisbonë 3-2 një muaj më parë. "Ne e kemi futur mirë në kokë se nuk mund të lëmë më pikë në shtëpi", deklaroi mesfushori Zhoao Mutinjo, i cili pritet të jetë titullar në sfidën e sotme. "Në këto ndeshje, nuk kemi shumë mundësia. Na duhet vetëm të fitojmë", deklaroi ai. Në kampin portugez besojnë se mbrojtja shqiptare është si një mur dhe se nuk do të jetë e lehtë për të përsëritur fitoren 4-0 kundër Maltës. "Na duhet të marrim tre pikët në shtëpi ndaj Shqipërisë", deklaroi mbrojtësi Paulo Ferreira. "Por, ata mbrojnë në thellësi dhe kanë gjithnjë shumë njerëz pranë topit. Na duhet të jemi shumë të duruar", shtoi mbrojtësi i Çelsit. Trajneri Karlos Keiroz ka nevojë për formën më të mirë të sulmuesve të tij për të thyer prapavijën shqiptare. Ndaj Suedisë, Portugalia krijoi disa mundësi të pastra, por pa mundur të shënonte. Sulmuesi i Zenitit Dani, do ta nisë nga minuta e parë, duke formuar dyshen sulmuese me Nunjo Gomesh. Ndërsa Kristiano Ronaldo do të ketë liri veprimi në të gjithë zonën shqiptare, pa një detyrë fikse. Lojtari i Mançester Junajtid nuk bëri një paraqitje impresionuese ndaj Suedisë, ndonëse tekniku Keiroz e quajti liderin e skuadrës. "Duhet të luajmë me një stil sulmues, e dimë se mund të arrijmë të shënojmë", tha futbollisti tjetër i Mançesterit, Nani.
Keiroz
Pas humbjes me Danimarkën dhe barazimin me Suedinë, pozitat e trajnerit Karlos Keiroz nuk janë më ato të parat në stolin e Portugalisë. Ish-ndihmësi i Aleks Ferguson te Mançester Junajtid beson se ekipi i tij do të kualifikohet pa probleme për në Botëror, pavarësisht se për momentin ndodhet 3 pikë pas Danimarkës. Në kampin portugez sigurojnë se për Beqajn do të jetë një natë vërtetë e ngarkuar. Për ndeshjen e sotme ndaj Shqipërisë, Keiroz shpreson shumë tek aftësitë e Kristiano Ronaldos, që duket se po kthehet në formën e tij më të mirë. "Nuk kam asnjë dyshim se do të kualifikohemi. Me futbollistët që kemi, është ende e mundur të sigurojmë vajtjen në Botëror", tha Keiroz për "fifa.com". "Shpirti i skuadrës është në vendin e duhur dhe Kristiano është një kapiten i madh. Dua një skuadër liderësh dhe ai është një shembull perfekt për këtë", deklaroi Keiroz.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›