E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biden shpërfill Netanjahun, shkon 90 minuta me vonesë në darkë

Autori i Lajmit: A.D

Zëvendëspresidenti amerikan, shpërfilli kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu gjatë vizitës së tij në Izrael duke mbërritur në darkën e planifikuar me numrin 1 të qeverisë së Tel-Avivit 90 minuta me vonesë. Kjo fyerje e zëvendësit të Obamës erdhi si rezultat i rritjes së tensionit mes dy vendeve mike pas lajmërimit të Izraelit se do të ndërtojë 1 600 shtëpi të reja në territorin e diskutueshëm të Izraelit Lindor. A e dënoi ashpër hapin e fundit të Izraelit, i cili erdhi pas marrjes së garancisë aq të vështirë nga ana e SHBA-ve për të bindur që të futen në negociata me palestinezët. Ky ishte një shans i shkëlqyer mes këtyre vendeve për tu dhënë fund 14 muajve pa asnjë kontakt. “Koha dhe lajmi janë bërë në kohën më të keqe të mundshme”, - tha zoti Biden. “Ne duhet të ndërtojmë një atmosferë për të mbështetur negociatat, jo ti ndërlikojmë më tej ato. Çdo veprim i njëanshëm, i marrë nga njëra palë, nuk mund të paragjykojë rezultatet e negociatave”. Ditën e djeshme Izraeli kërkoi ndjesë për deklaratat e bëra në prag të vizitës së numrit 2 të Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa Joe Biden përpiqej të bisedonte me udhëheqësit kryesorë palestinezë në Bregun Perëndimor, ministri i Brendshëm izraelit, Eli Yishai, zyra e të cilit lajmëroi ndërtimin e shtëpive të reja në tokat e palestinezëve që pretendojnë për krijimin e shtetit të ardhshëm të tyre, tha se problemi qëndronte tek koha dhe jo tek substanca. “Ne nuk kishim asnjë qëllim dhe asnjë dëshirë për të ofenduar apo përqeshnim një njeri kaq të rëndësishëm sa zëvendëspresidenti amerikan gjatë vizitës së tij të fundit”, - tha Yishai për Radio Izraelin. “Më vjen shumë keq për telashet që ato sollën. Duhet të kujtojmë se dhënia e ok të qeverisë është ka ardhur në përputhje me ligjin dhe nëse koha ka qenë e gabuar... herën tjetër do të bëjmë të pamundurën që ta marrim edhe atë parasysh”, - përfundoi ministri i Brendshëm i Netanjahut.

Ky lajm është publikuar: 12/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›