Ndihmësi i Papës: “Djalli ka pushtuar Vatikanin”
Autori i Lajmit: Redaksia
Vatikan - “Djalli ka pushtuar zemrën e Kishës Katolike”. Këto janë fjalët e shprehura nga Gabriel Amorth, ekzorcisti kryesor i Vatikanit. “Djalli ka pushtuar Vatikanin dhe pasojat janë evidente”, - tha Amort, i cili është në detyrën e shefit të ekzorcistëve të Papës në Vatikan tashmë prej 25 vjetësh. Ai mendon se sulmi mbi Papën për Krishtlindje dhe skandalet seksuale në Vatikan, Irlandë, Gjermani dhe shtetet e tjera, përbëjnë një goditje të rëndë për Kishën Katolike dhe flasin qartë për faktin se Antikrishti është aty dhe po zhvillon luftë kundër Selisë së Shenjtë. Ati Amorth, i cili është edhe shefi i shoqatës së ekzorcizmit, i cili ka luftuar si partizan gjatë Luftës së Dytë Botërore, është bërë i njohur për publikun pas deklaratave të bëra më herët për të përditshmen italiane “La Repubblica” se Hitleri dhe Stalini kanë qenë të pushtuar nga djajtë. “Skandalet e abuzimeve me fëmijët kanë pushtuar Kishën Katolike dhe janë provë e qartë e prezencës së Djallit në Vatikan”, - tha bekuesi gjatë një interviste një ditë më parë. Ati Gabriel Amorth është 84 vjeç, dhe i ka shërbyer për më shumë se 24 vjet në Vatikan. Në intervistën dhënë gazetës “La Repubblica” ati Amorth tha: “Djalli jeton në Vatikan. Ai ka fituar mbi besimin e njerëzve, por natyrisht që është shumë e vështirë të gjesh gjurmë, megjithatë pasojat janë të dukshme. Ne kemi kardinalë që nuk besojnë në zot, peshkopë që janë të lidhur me djajtë. Pastaj kemi histori pedofilie. Mund ta shohësh prishjen, ndërsa flasim për tymin e Satanait në dhomat e shenjta të Vatikanit. Intervista e Amorth ishte pjesë e një publikimi libri për çështjet e fesë të gazetarit Marko Tosati, i cili ka shkruar “Kujtimet e një ekzorcisti”. “Djalli është i padukshëm, ai është një shpirt i pastër. Por tek njerëzit që ai ka pushtuar, mund të shihet përmes dhimbjes dhe blasfemisë, por mund të qëndrojë gjithashtu i fshehur. Ndonjëherë tallet me mua, por unë i them se e pëlqej punën që bëj. Djalli më tha se si kishte bërë për vete 6-7 asistentë për ta ndihmuar që të pushtojë njerëzit që dilnin nga mesha e yshtjes”. Ati Amorth tha gjithashtu se tentativa për të vrarë Papa Gjon Palin II në vitin 1981 dhe sulmi i fundit ndaj Papa Benediktit XVI gjatë meshës së Krishtilindjeve vitin e shkuar ishte e gjitha një punë e djallit. Në vitin 2006 ky funksionar i lartë i Kishës Katolike dha një intervistë për Radio Vatikanin ku tha se Hitleri dhe Josif Stalini ishin të dy të pushtuar nga djalli. Sipas dokumenteve sekrete të Selisë së Shenjtë, të bëra publike gjatë Luftës së Dytë Botërore nga Papa Piu XII, thuhej se përpjekjet për të pastruar shpirtin e Hitlerit nuk kishin pasur kurrfarë efekti. Gabriel Amorth mbahet mend dhe si funksionari i lartë i Vatikanit që foli për herë të parë kundër librit “Harry Potter” duke pretenduar se libra të tillë përshtjellonin mendjet e fëmijëve me magjinë e zezë. Ati Amorth, i cili është urdhëruar në detyrë në vitin 1954, dhe gëzon gjithashtu postin e presidentit të Shoqatës Ndërkombëtare të Ekzorcistëve, tha për librat e autores JK Rouling: “Mbrapa Harry Poterit fshihet firma e mbretit të errësirës, djallit”.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2010