Bill Gates hap krahun, meksikani Slim, njeriu më i pasur në botë
Autori i Lajmit: Redaksia
SHBA - Bill Gates ka hapur krahun. Njeriu më i pasur në botë tashmë është Karlos Slim, sipërmarrësi meksikan, "manjati" i Telekomit. Steve Forbes, miliarderi që stilon çdo vit për revistën e tij të njohur të klasifikimeve “Forbes” renditjen e miliarderëve, shpjegon se diferenca në renditje është jo fort e ndjeshme (53,5 miliardë dollarë për Slim ndaj 53 miliardë të Uilliam Gates III, i njohur si Bill Gates i famshëm, pronari i kompanisë së softuerëve kompjuterikë “Microsoft”). "Vetëm 500 milionë diferencë”, që në këtë rast janë hiç gjë, por ja që kaq mjafton për të kthyer në krye për herë të parë një jo amerikan që prej vitit 1994, kur në majë gjendeshin suedezët e “Tetrapack”. Gjithsesi, një sinjal është se totali i amerikanëve që kanë grumbulluar një shumë të ardhurash më superiore se 1 miliard ka zbritur nga 45 ne 40%. Ndërsa Uorren Buffett, i cili ishte numri 2 me 37 miliardë, tashme është numri 3 me 47 miliardë dollarë.
Kriza është drejt përfundimit dhe duket se të parët që mundohen të përfitojnë janë vendet në zhvillim: të pasurit e rinj kinezë (vijnë për herë të parë në vend të dytë pas Shteteve të Bashkuara), indianët e zakonshëm dhe emra anonimë nga çdo cep i botës që formojnë rreth 97 debutues në listën e sivjetshme të “Forbes 2010”. Emri më befasues është ai i brazilianit Eike Batista, pronar i një kompanie çeliku që ka kërcyer nga vendi i 61-të (7.5 miliardë) në të 8-in (27 miliardë). Ndërsa mes evropianëve, mbreti francez i Louis Vuitton, ka kaluar nga pozicioni i 15-të (16.5 miliardë) në dhjetëshen e parë, duke u renditur i shtati me 27.5 miliardë. Lista, ndër të tjera, sinjalizon një rritje të pasurisë së atyre që janë rregullisht në renditje: 3600 miliardë, në krahasim me 2400 të vitit të mëparshëm. Gjithashtu, është rritur edhe numri i të pasurve, nga 793 në 1011, si dhe përfitimi mesatar, nga 3 në 3.5 miliardë. Më i riu i listës është 26-vjeçari Mark Zuckerberg, themeluesi dhe pronari i rrjetit të famshëm social aq shumë të përdorur “Facebook”, i cili renditet i 216-ti me 4 miliardë dollarë, ndërsa më i vjetri është zvicerani 99-vjeçar Valter Haefner, i 287-ti me 3,3 miliardë euro. Dhjetë më të pasurit e sivjetshëm në botë, sipas revistës “Forbes”, janë: Karlos Slim (53,5 miliardë dollarë), Bill Gates (53 miliardë), Uoren Bafett (47 miliardë), indianët Mukesh Ambani (29 miliardë) e Lakshmi Mital (28,7 miliardë), pastaj Lorens Elison (28 miliardë), Bernar Arno (27,5 miliardë), Eike Batista (27 miliardë), Amansio Ortega (25 miliardë) dhe Karl Albreht (23,5 miliardë dollarë).
Ky lajm është publikuar: 12/03/2010