Itali, Kasacioni, vendim të paprecedent kundër shqiptarit
Autori i Lajmit: Redaksia
Romë – Ka bërë një hap pas Gjykata e Kasacionit në Itali për sa i përket çështjes së emigrantëve. Emigrantët e jashtëligjshëm, me fëmijë që nuk kanë mbushur ende 18 vjeç dhe që studiojnë në Itali, nuk mund të kërkojnë të qëndrojnë në Itali me argumentin se dëbimi i tyre mund të shkaktonte një traumë “emocionale” dhe rënie të fëmijëve në mësime. Në fakt, sipas një udhëzimi të ri të Gjykatës së Lartë Italiane, i cili kundërshton udhëzimin e fundit, nevoja për të garantuar mbrojtjen e ligjit mbizotëron nga nevoja për të garantuar mbrojtjen e së drejtës së studimeve për fëmijët. Kasacioni italian me vendimin nr 5.856 të ndarjes civile ka kundërshtuar kështu një rast të një emigranti të jashtëligjshëm shqiptar në Itali. Gruaja e tij zotëron lejen e qëndrimit dhe është në pritje të marrjes së pasaportës italiane. Çifti shqiptar ka dy fëmijë minorenë. Emigranti, i cili banon në Busto Arsizio (VA), kishte kërkuar lejeqëndrimin për të qëndruar në Itali në emër të së drejtës së fëmijëve të tij minorenë, të cilët nuk mund të largoheshin nga i ati për sa kohë ishin “ende në zhvillim fizik”. Por gjykatësit e Gjykatës së Lartë iu përgjigjën se klandestinëve u lejohet të qëndrojnë në Itali për një periudhë të përcaktuar kohore, vetëm për “shkaqe serioze që lidhen me zhvillimin mendor dhe fizik të fëmijës në raste të jashtëzakonshme. "Në këto situata të jashtëzakonshme, megjithatë, nuk u konsiderua frekuentimi i shkollës nga ana e minoreneve dhe procesi edukativ dhe i formimit, që sipas gjykatave janë situata normale. Në këtë rast, - u shpreh Kasacioni, rregullat që lejojnë qëndrimin e përhershëm për “arsye të jashtëzakonshme” edhe nëse nuk bëhet fjalë për një klandestin, do të krijonte një precedent të familjeve të tjera emigrante që do të shfrytëzonin fëmijët të të siguruar qëndrimin në Itali. Me një deklaratë të tillë, gjykatësit e lartë kanë kritikuar një vendim të mëparshëm të së njëjtës gjykatë (n.823 më 19 janar 2010), që në fakt i kishte hapur rrugën një qëndrimi të përhershëm në Itali të një babai klandestin. Ai vendim, - thotë tani Kasacioni, “ishte një
mbrojtje e orientuar vetëm për nevojat e fëmijës", por nuk merr parasysh "kuadrin e përgjithshëm rregullator" të ligjit të Emigracionit. Në vendimin e janarit, gjykata e Apelit shqyrtoi një ankesë kundër dëbimit të një emigranti që jeton në Romë, duke e motivuar vendimin me faktin se “nuk është e arsyeshme që të dyshohet se për një minoren largimi i njërit prej prindërve, në pamundësi për të pasur marrëdhënie me të dhe për ta parë, mund ti shkaktojë probleme në zhvillimin e tij psikik dhe mendor”. Me një vendim të tillë të Gjykatës së Apelit bëhet një hap mbrapa në të drejtat civile të vendit tonë dhe në koherencën e politikës së brendshme për sa i përket zbatimit të konventave ndërkombëtare mbi mbrojtjen e të miturve, në të cilat Italia është një nënshkruese", - tha Raffaele Salinari, president i Fondacionit për mbrojtjen e fëmijëve Terre des Hommes (TDH) në Lozanë të Zvicrës. “Është një vendim shumë negativ, - vazhdon më tej Salinari, që vjen për shkak të mungesës së politikës së hapur të brendshme të kohëve të fundit, si edhe ligjeve mbi emigracionin e paligjshëm”.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2010