E Diel, 1 Nëntor 2026

Post-Europa auditon Postën Shqiptare: “Cilësia e shërbimit të letrave postare është tashmë në të njëjtin nivel me atë të Bashkimit Europian”

“Shqipëria në cilësinë e shërbimit të letrave postare, është tashmë pothuajse në të njëjtin nivel me atë të Bashkimit Europian”- ky ishte një nga vlerësimet e ekspertëve të auditit të Post-Europës, të cilët vizituan vendin tonë për monitorimin e Cilësisë së Shërbimit në Postën Shqiptare për periudhën 2007-2009.

Me këtë rast Ministri i Shtetit z. Genc Pollo priti sot dy ekspertët e Post-Europës zj. Maire Lodi, Menaxhere Operacionale si dhe z.Karsten Oebro Menaxher Auditi. “Jam shumë i kënaqur me konkluzionet tuaja për cilësinë e Postës Shqiptare. është e vërtetë që kemi një hap madhor përpara në këtë kompani, që është përgjegjëse për një shërbim social kaq të rëndësishëm”- u shpreh Ministri Pollo gjatë takimit.

Audituesit e Post-Europës vizituan ambientet e Filialit të Tranzit – Shpërndarjes, ku u njohën me investimet e Postës Shqiptare në kuadrin e përmirësimit të cilësisë së shërbimit, si dhe vëzhguan nga afër sektorin e përpunimit e shpërndarjes dhe të gjitha veprimet operacionale në këtë sektor veçanërisht shpërndarjen e objekteve postare.

Disa nga konkluzionet e këtij auditi citojmë:

· Nga vizita e para 3 viteve dhe deri më sot, Posta Shqiptare ka bërë hapa gjigande;

· Rrjeti i brendshëm i transportit postar që lidh gjithë Shqipërinë është i përkryer dhe në të njëjtën kohë shërben si një platformë perfekte për një nivel të lartë cilësie dhe kjo vërtetohet nga dërgimi në kohë e objekteve tek klienti.

· Klientët dhe të gjithë qytetarët në Shqipëri, gjejnë tek Posta Shqiptare një furnizues të shkëlqyer të shërbimeve postare.

· Posta Shqiptare ka lidhur jo vetëm qytetet kryesore, por falë bashkëpunimit me Qeverinë Shqiptare ajo ka punuar dhe për krijimin e standardeve të emërtimit të rrugëve, numërimit të tyre, dhe të vendosjes së kutive postare në shtëpitë e qytetarëve.

· Klientët e Postës Shqiptare gjejnë të kompania një nivel të lartë sigurie dhe kontaktojnë direkt me postierin.

Posta Shqiptare është tashmë pjesë e familjes postare evropiane dhe falë rrjetit të saj siguron shpejtësi shpërndarje për objektet postare.


01/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›