Kryetarja e Kuvendit: NATO është premtim i mbajtur, dinjitet për Shqipërinë. 2009-a ishte viti i NATO-s, 2010-a, viti i heqjes së vizave.
"Ky përvjetor është një datë e jashtëzakonshme, që koincidon me 20 vjet rrëzim të komunizmit. U rrëzua komunizmi, sepse synohej NATO, sepse synohej perëndimi, sepse synohej një komunitet unik i vlerave të përbashkëta, në të cilat sot ne ndihemi pjesë. Në qoftë se lexojmë deklaratën Samitit të Strasburgut një vit më parë, ajo thotë se ne e pranojmë Shqipërinë, sepse ne ndajmë me këtë vend demokracinë, ndajmë me këtë vend liritë individuale, ndajmë me këtë vend shtetin ligjor, ndajmë me të këtë vend vlera të përbashkëta ", tha sot Kryetarja e Kuvendit në seancën e posaçme me të rinjtë, një vit pas ngjarjes historike të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Në fjalën e saj përpara të rinjve, Kryetarja e Kuvendit ndër të tjera tha:
Anëtarësimi në NATO ishte një moment kulminacioni, një moment ku Shqipëria mbylli një histori të vështirë, të guximshme, që filloi në vitin 1992, në atë kohë kur Shqipëria i kërkoi NATO-s të anëtarësohej. Por çështja ka kaluar në disa faza, në shumë iniciativa, në rrugëtim, në rrugë drejt ngjitjes. Një ngjitje që kërkonte kurajo dhe, mbi të gjitha kërkonte një lidership të fortë.
Është e vështirë të përcjellësh emocionet kur shqiptarët e panë veten si qytetarë të NATO-s, të ulur në të njëjtën tavolinë me të njëjtat të drejta, edhe me të drejtën e votës, edhe me të drejtën e asaj vendimmarrjeje që merret me konsensus. Është e barabartë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Gjermaninë, me Francën dhe gjithë vendet e tjera.
Partia Demokratike e filloi në vitin 1992 këtë proces, e vazhdoi kur hyri në partnershipin për paqe në vitin 1994, e vazhdoi me reformat që i bëri vendit në atë periudhë me mbështetjen që i dha misioneve në Bosnje me të gjitha marrëveshjet që u votuan në Parlament në vitet e mëpasshme, në dërgimin e trupave në Afganistan, në Irak dhe në vendet e tjera.
Pa dyshim, vendet e NATO-s na kanë dhënë një peshë të jashtëzakonshme, megjithëse Shqipëria është një vend i vogël. Kjo do të thotë se procesi vazhdon, sfidat janë të mëdha në mënyrë të veçantë në këtë moment të vështirë të krizës globale dhe një ndër pikat është edhe detyrimi i përbashkët për të përballuar së bashku këtë sfidë të madhe, të vështirësive dhe të kërcënimit që vendet tashmë dhe bota njeh nga kriza globale.
Pra, edhe koncepti i mbrojtjes dhe i sigurisë nuk është i njëjtë si ai që ka qenë disa vite më përpara, pra jo thjesht një koncept ushtarak, është një koncept që përfshin të tërë elementët ndër të cilët edhe problemet ekonomike, problemet politike, problemet e reformave sociale dhe më tej.
Të gjitha proceset integruese janë procese që kërkojnë kurajo, pa dyshim lidership, pa lidership nuk bëhet, pa lidership ishte e pamundur.
Pa lidership sot ne nuk do të ishim këtu bashkë duke uruar njëri-tjetrin dhe duke iu gëzuar kësaj ditëlindjeje të madhe.
Janë procese që kanë shkuar paralelisht; është rrëzuar komunizmi dhe është bërë kërkesa e parë për tu anëtarësuar në NATO. U rrëzua komunizmi, sepse synohej NATO, sepse synohej perëndimi, sepse synohej një komunitet unik i vlerave të përbashkëta, në të cilat sot ne ndihemi pjesë. Kështu që është një formë finalizimi i asaj ëndrre, për të cilën studentët e 90-ës dolën dhe protestuan. Domethënë, ka ndodhur ajo që dukej e paimagjinueshme, që dy blloqe të ndara, që e shihnin armiq njëri-tjetrin, që e shihnin rival njëri-tjetrin, të ndarë në ideologji, të ndarë fizikisht, të ndarë edhe në sipërfaqe, në territoret që ato zinin, sot janë të gjithë bashkë në të njëjtën tavolinë, për të marrë angazhimin dhe për të përballuar të gjithë së bashku edhe sfidat që kemi sot, me kërcënimet e terrorrizmit. Në këto ditë historike dhe sublime për të gjithë kombin shqiptar, gjykoj se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është dinjitet për shqiptarët, hap epokën e sigurisë, lirisë, perspektivës, zhvillimit ekonomik dhe një të ardhmeje shumë të begatë për Shqipërinë. Unë e vlerësoj anëtarësimin e vendit tonë në NATO, si momentin më të ndritshëm pas vitit të shpalljes së pavarësisë në 1912 dhe rrëzimit të komunizmit. Kujtoj se mitingu i festimit të Shqipërisë në NATO ishte i jashtëzakonshëm. Edhe pse jam prej shumë vitesh në politikë nuk kam parë përmasa kaq të mëdha, emocione kaq të veçanta, një ndërgjegjësim kaq të lartë të burrave, të grave, të të rinjve shqiptarë, të cilët morën pjesë në atë gëzim të madh të përbashkët. NATO është një premtim i mbajtur, një dinjitet, një peshë rëndese e jashtëzakonshme që i jepet vendit dhe emrit tonë, që i jepet kombit shqiptar, që i jepet çdo qytetari, në mënyrë të veçantë një horizont i vendosur, i çuar më përtej, fundi i tranzicionit, hyrja e Shqipërisë në periudhë epokale për sigurinë, për mundësinë, për të ardhmen, për ekonominë e tyre.
A do të jenë vërtet të ndërgjegjshëm për transformimet e jashtëzakonshme që ka bërë Shqipëria? Dhe në fakt, pas çdo votimi, apo në çdo telefonatë që kam pasur me këto personalitete politike të vendeve më të rëndësishme të NATO-s kam dëgjuar përgëzimet e tyre për reformat e Shqipërisë. Përgëzime që arritën kulmin ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kur Presidenti Obama tha: "Unë jam krenar për Shqipërinë që është bërë anëtare e kësaj aleance unike në historinë e njerëzimit jo vetëm të këtij shekulli, por në historinë e të gjithë njerëzimit. Është një diçka që as në ëndrrat më të guximshme shqiptarët nuk mund ta mendonin se do të kthehej në realitet. Ishte kulmore vlerësimi i Presidentit Obama që i quajti të jashtëzakonshme përpjekjet, reformat dhe transformimet që ka bërë Shqipëria gjatë gjithë kësaj periudhe. Ndaj përpiqem që së bashku me kolegët e tjerë, të cilët dua ti falënderoj që kanë mbështetur reformat që kanë qenë shumë të vështira, që jo në pak raste kanë gjetur pengesa, por që janë realizuar me një vizion të qartë, me një këmbëngulje dhe persistencë që në fakt dhanë shpërblimin në Strasburg në prill të vitit të kaluar. Unë jam e bindur që nuk ka moment më të ndritshëm pas vitit 1912 dhe me rrëzimin e komunizmit sesa ky anëtarësim, i cili na vendosi në pjesën e ndriçuar të historisë, na vendos në pjesën e evokacioneve dhe të ëndrrave të të gjithë paraardhësve tanë, na vendos në zonën e sigurisë, na bën që të ndihemi me dinjitet dhe të shqiptojmë me krenari fjalën se jemi shqiptar.
Përpara kemi mjaft punë të tjera të rëndësishme për të realizuar. Por ajo që unë e konsideroj sfidën më të rëndës

Sigurisht, në qoftë se lexojmë deklaratën Samitit të Strasburgut një vit më parë, ajo thotë se ne e pranojmë Shqipërinë, sepse ne ndajmë me këtë vend demokracinë, ndajmë me këtë vend liritë individuale, ndajmë me këtë vend shtetin ligjor, ndajmë me të këtë vend vlera të përbashkëta, për të cilat të gjithë bashkë jemi angazhuar, i kemi realizuar, i kemi bërë në çdo moment, dhe do ti bëjmë në çdo moment, në çdo kohë dhe kur do të jetë e nevojshme. Sot Shqipëria është një vend i sigurt dhe kjo shkruhet në deklaratën e përbashkët. Çdokush që mund të mendojë se mund të kërcënojë Shqipërinë, apo ndonjë vend tjetër, ai do të mbrohet nga e gjithë kjo aleancë. Kështu që në këtë aspekt, është krenari, është unitet, është siguri, është diçka, unë them e merituar. Unë besoj se shqiptarët për gjithë historinë e meritojnë. Kryesisht është bërë e mundur për shkak të suksesit të reformave dhe të vullnetit të fortë, për kumbënguljen për ti bërë realitet reformat. Historia e integrimit është historia jonë në këto vite, dhe unë ndihem shumë krenare. Natyrisht, së pari si shqiptare, sepse sot ne të gjithë bashkë, të majtë, të djathtë, pa parti, apo të qendrës, jemi qytetarë të NATO-s, dhe kjo është gjëja më e jashtëzakonshme.
Pa dyshim, vendet e NATO-s na kanë dhënë një peshë të jashtëzakonshme, megjithëse Shqipëria është një vend i vogël. Kjo do të thotë se procesi vazhdon, sfidat janë të mëdha në mënyrë të veçantë në këtë moment të vështirë të krizës globale dhe një ndër pikat është edhe detyrimi i përbashkët për të përballuar së bashku këtë sfidë të madhe, të vështirësive dhe të kërcënimit që vendet tashmë dhe bota njeh nga kriza globale.
Pra, edhe koncepti i mbrojtjes dhe i sigurisë nuk është i njëjtë si ai që ka qenë disa vite më përpara, pra jo thjesht një koncept ushtarak, është një koncept që përfshin të tërë elementët ndër të cilët edhe problemet ekonomike, problemet politike, problemet e reformave sociale dhe më tej.
Të gjitha proceset integruese janë procese që kërkojnë kurajo, pa dyshim lidership, pa lidership nuk bëhet, pa lidership ishte e pamundur.
Pa lidership sot ne nuk do të ishim këtu bashkë duke uruar njëri-tjetrin dhe duke iu gëzuar kësaj ditëlindjeje të madhe.
Janë procese që kanë shkuar paralelisht; është rrëzuar komunizmi dhe është bërë kërkesa e parë për tu anëtarësuar në NATO. U rrëzua komunizmi, sepse synohej NATO, sepse synohej perëndimi, sepse synohej një komunitet unik i vlerave të përbashkëta, në të cilat sot ne ndihemi pjesë. Kështu që është një formë finalizimi i asaj ëndrre, për të cilën studentët e 90-ës dolën dhe protestuan. Domethënë, ka ndodhur ajo që dukej e paimagjinueshme, që dy blloqe të ndara, që e shihnin armiq njëri-tjetrin, që e shihnin rival njëri-tjetrin, të ndarë në ideologji, të ndarë fizikisht, të ndarë edhe në sipërfaqe, në territoret që ato zinin, sot janë të gjithë bashkë në të njëjtën tavolinë, për të marrë angazhimin dhe për të përballuar të gjithë së bashku edhe sfidat që kemi sot, me kërcënimet e terrorrizmit. Në këto ditë historike dhe sublime për të gjithë kombin shqiptar, gjykoj se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është dinjitet për shqiptarët, hap epokën e sigurisë, lirisë, perspektivës, zhvillimit ekonomik dhe një të ardhmeje shumë të begatë për Shqipërinë. Unë e vlerësoj anëtarësimin e vendit tonë në NATO, si momentin më të ndritshëm pas vitit të shpalljes së pavarësisë në 1912 dhe rrëzimit të komunizmit. Kujtoj se mitingu i festimit të Shqipërisë në NATO ishte i jashtëzakonshëm. Edhe pse jam prej shumë vitesh në politikë nuk kam parë përmasa kaq të mëdha, emocione kaq të veçanta, një ndërgjegjësim kaq të lartë të burrave, të grave, të të rinjve shqiptarë, të cilët morën pjesë në atë gëzim të madh të përbashkët. NATO është një premtim i mbajtur, një dinjitet, një peshë rëndese e jashtëzakonshme që i jepet vendit dhe emrit tonë, që i jepet kombit shqiptar, që i jepet çdo qytetari, në mënyrë të veçantë një horizont i vendosur, i çuar më përtej, fundi i tranzicionit, hyrja e Shqipërisë në periudhë epokale për sigurinë, për mundësinë, për të ardhmen, për ekonominë e tyre.
Besoj se e gjithë kjo periudhë ka qenë shumë emocionale dhe e rëndësishme për ne, një sfidë e fituar, një garë me kohën mbi të cilët shqiptarët kanë fituar. Unë, në çdo moment të ratifikimeve nga parlamentet dhe senatet e 26 vendeve anëtare të NATO-s kam qenë me shqetësim, nëse do të arrinim në kohë, a do të bëhet e mundur që parlamentet e tjera ta fusnin në axhendën e tyre prioritare?