Post-Gërdeci, si ndryshoi qëndrimi i Ramës për Berishën
Zbardhet takimi i 20 marsit në zyrën e ambasadorit Withers, ku Rama kërkonte largimin e Berishës. Lideri i opozitës përshkruhet në gjendjen e tij më të mirë teatrale gjatë takimit
Dy ditë pas shpërthimit të Gërdecit, lideri i opozitës, Edi Rama kishte telefonuar ambasadorin amerikan, John Withers, duke i premtuar atij se nuk do të përpiqej të krijonte krizë qeveritare. Por pak javë më vonë, në një takim personal me ambasadorin, Rama deklaroi kategorikisht se: "Kryeministri Berisha duhet të largohet". Në një monolog të gjatë, Rama i referohet paaftësisë së Berishës, korrupsionit në administratën e tij dhe faktet e reja që dilnin në dritë për tragjedinë. Gjatë fjalës së tij, Rama ndërthuri shpërthimin e Gërdecit me akuzat e ngritura në artikullin e gjatë të New York Times, në lidhje dërgesat e paligjshme nga Shqipëria të fishekëve kinezë nga një firmë amerikane. Ëithers thotë se Rama shprehu bindjen se Berisha kishte gënjyer në Ambasadë, si dhe, në kontekst të tenderit të fundit për pasaportat dhe kartat e identitetit, sipas Ramës, Qeveria Shqiptare ka përjashtuar kompanitë amerikane. Ambasadori nga ana e tij ka vënë re sa Rama nuk ishte i qetë. Ai mbështeti plotësishtë nevojën për të bërë qeverinë pergjegjëse, si dhe të drejtën e publikut për të protestuar në mënyrë paqësore dhe demokratike. Në fakt, këto janë zhvillime të mirëpritur në Shqipëri. Ai e bëri të qartë se megjithatë situatës së vështire politike gjatë dy javëve të ardhshme, kjo mund të ketë pasoja më të rënda për ftesën e Shqipërisë për në NATO, në qoftë se aleatët skeptikë evropianë merren me këtë çështje për të provuar se Shqipëria mbetet e ngathët për anëtarësim në NATO. Nëse Shqipëria humbi këtë mundësi, do të ishte e vështirë të parashikohet se kur një tjetër mundësi mund të vijë. Ambasadori i kaloi një version të shkurtër të këtij mesazhi kreut të LSI, Ilir Meta në një telefonatë të datës 17 mars. Ëithers shkruan më tej se Rama ishte në gjendjen e tij më të mirë teatrale gjatë takimit - gjestet, shprehjet e fytyrës, intonacionet dramatike vokale. Prezantimi ishte një tullumbace e qartë gjykimi, për të parë se sa liri veprimi do të ketë opozita për të kërkuar një konfrontim politik me Berishën. Mesazhi i Ambasadorit ishte që udhëheqja politike e Shqipërisë: Berisha, Rama, Meta dhe të gjithë të tjerët përfshirë, duhet të përballen me një sfidë ndoshta të padrejtë, por jetike: Dështimi për t’u unifikuar me fytyrë e tragjedisë mund të kuptohet vetëm si një lloj papjekurie politike e Shqipërisë, të cilën kritikët mund ta kenë ruajtur dhe mund të përpiqen ta përdorin për të bllokuar një ftesë në samitin e Bukureshtit. Ish-ambasadori pohon se se as zemërimi publik e as manovrat e opozitës nuk mund të sjellin dorëheqjen e Berishës, përderisa mungon një provë e fortë nga hetimi. “Duke pasur parasysh reputacionin e njohur të Kryeministrit si “luftarak”, ai nuk mund ta pranojnë në heshtje duke parë që "lavdia" e një ftesë të mundshme të NATO-s t’i shkojnë askujt tjetër përveç vetes së tij”,-thotë Withers.