Mbledhja e PS-së, Rama: Populli peng i pushtetit së qeverisë

Ashtu si edhe pritej, deputetët e Partisë Socialiste do të jenë të pranishëm në seancën e parë të kësaj legjislature që nis në orën 18.00. Në mbledhjen e parë të Grupit Kuvendor pas sezonit të verës, kryetari i PS-së, Edi Rama, deklaroi se opozita është e gatshme të kontribuojë për ndryshimet kushtetuese, nëse ka vullnet nga pala tjetër dhe shtoi se deputetët socialistë do të votojnë çdo kandidaturë të propozuar nga presidenti.
Për këto rekomandime, kërkohet vullneti nga të dyja palët, por të gjithë tha ai e kanë kuptuar se përse kryeministri nuk e do një gjë të tillë.
Rama apeloi Kreun e Shtetit të bëjë zgjedhjen sipas Kushtetutës përsa i përket emërimeve të guvernatorit të Bankës, kreut të KLSH-së dhe Avokatit të Popullit.
“Presidenti duhet t`i dalë në mbrojtje Kushtetutës në kushtet kur shteti është i zhytur në llumin e pushtetit. Ne fituam zgjedhjet e 8 majit, por pavarësisht kësaj do të bëjmë përpjekje që reforma të garantojë votim të ndershëm dhe administratë të pakontrolluar nga Saliu”, u shpreh kreu socialist.