E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhjet, hetim në gjendje të lirë për 11-vjeçarin e tmerrshëm



Tiranë – E denoncuan për vjedhjen e një portofoli, por më pas policia i ka vërtetuar edhe të tjera kallëzime për vjedhje. Burime të sigurta thanë për gazetën se ka filluar procedimi penal në ngarkim të të miturit M. C., 11 vjeç për veprën penale te “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Sipas të njëjtave burime ai dyshohet se i ka vjedhur një shtetasi, portofolin, ku brenda ndodheshin shuma e parave prej 10 000 lekësh, letërnjoftimin dhe kartën e “Raiffeisen Bank”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës. Ka filluar procedimi penal në hetim të lirë për të miturin M. C., 11 vjeç, banues në Tiranë, sepse ndaj tij janë deponuar disa kallëzime penale nga shtetas të ndryshëm, dhe në sajë të punës operative u mundësua dokumentimi i disa vjedhjeve të realizuara nga ky i mitur. Sipas policisë më 8 Prill 2008, rreth orës 14:00 dyshohet se ka vjedhur në banesë një portofol me shumën e parave 6 000 lekë, një celular tip “Motorola” dhe disa sende te tjera në portofol. Më 2 Prill, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka vjedhur motoçikletës tip “Papaq” 120 cc, në pronësi të një shtetasi, brenda së cilës ndodhej shuma e parave prej 500 lekë. Më 1 Prill, dyshohet të jetë autor i vjedhjes se motoçikletës tip “Papaq” 125 cc, pronë e një shtetasi, ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, të cilën e kishte shitur personave të panjohur në shumën 12 000 lekë. Më datë 06 Prill 2008, dyshohet të jetë autor i vjedhjes së shumës së parave prej 350 euro, vjedhje e realizuar ne banesën në pronësi të një shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Dhunoi denoncuesen, arrestohet nga policia

Tiranë – Kishin konflikte me njëri-tjetrin dhe i denoncuari dhunon kallëzuesin. Burime policore thanë për gazetën “Albania” se mbi bazën e një kallëzimi të deponuar nga një shtetase për veprën penale të “dëmtimeve të tjera me dashje”, u mundësua identifikimi dhe kapja e shtetasit Lulëzim Myrto, 32 vjeç, banues në Tiranë. Për këtë shtetas dyshohet se dje ka goditur me grushte në lagjen 1 Shkozë, për motive të dobëta, shtetasen e cila ka deponuar. U kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

10 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›