E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posta, gati grupin e punës për Postbankën

Posta shqiptare do të hapë së shpejti Bankë Postën. Tashmë, posta i ka të gjitha kapacitet dhe i plotëson standardet për të krijuar një bankë postare si të gjitha vendet. Në këtë bankë do të kryhen të gjitha shërbimet, numër llogarie, depozita por nuk do të ketë kreditim të klientit. Çdo vit pranë këtij institucioni vjen Auditi i Postës Evropiane që mat cilësinë e shërbimit,

dhe deri tani konkluzionet kanë qenë pozitive. Ndërkohë posta është regjistruar për kryerjen e certifikimit elektronik. Nëse je i certifikuar, nëpërmjet internetit mund të dërgosh dhe dokumente, pa cënuar kush sigurinë e tyre dhe origjinalitetin. Ndërkohë është ngritur grupi i punës për krijimin e bankë postës si dhe për hartimin e një kuadri të plotë ligjor. Për vënien në funksionim të strukturës financiare është ngritur një grup i posaçëm pune me përfaqësues nga Ministria e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë Posta Shqiptare, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes. Burime zyrtare nga Ministria e Shtetit bënë të ditur se grupi ndërinstitucional i Punës për Postbankën do të kryesohet nga Ministri i Shtetit Genc Pollo dhe përbëhet nga zëvendësministrat e Financave, Ekonomisë, Drejtësisë, Integrimit, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Autoriteti i Konkurrencës, si dhe anëtarë të tjerë zyrtarë, specialistë të fushës. Grupi ndërinstitucional do të drejtohet nga Ministri i Shtetit, Genc Pollo. Institucioni financiar do të krijojë lehtësia jo vetëm në sektorin financiar në por edhe për publikun. Postbanka, që parashikohet të jetë pjesë e Postës Shqiptare sh.a., do të funksionojë ashtu si simotrat e saj shumë popullore në vendet evropiane. Institucioni financiar do të luajnë një rol të rëndësishëm në tregun e bonove të thesarit.

Last Updated on E Merkure, 31 Mars 2010 20:44

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›