Mbarojnë fondet për aksin Elbasan-Gjinar, ndalojnë punimet
shoqëruar nga një tabor i madh, duke deklaruar se rruga e re që lidh Elbasanin me Gjinarin do ti japë kësaj zone turistike të tjera vlera, ndërsa ekonomisë vendore tjetër progres, sikurse do të tërheqë turistë vendas e të huaj. Në fakt, dy javë para se Berisha të ngjitej në Gjinar, 22 kilometra larg Elbasanit, firmat fituese të tenderit kishin nisur rikonstruksionin e rrugës me paratë e shtetit, rreth 400 milionë lekë. Në projekt përfshihet zgjerimi i shtratit të rrugës, vepra arti dhe asfaltim, me dy korsi. Pas mbarimit të fazës së parë, zgjerimi dhe mbushja me gjatësi 22 km, firmat prisnin çeljen e fondit për vijimin e punës, por disbursimi po vonon. Ka më se dy javë që janë bllokuar punimet në tërë gjatësinë e këtij aksi malor. Madje, firmat kanë tërhequr makineritë e rënda, rreth dy javë më parë, duke u justifikuar se nuk punohet për shkak të rrëshqitjeve.
Last Updated on E Merkure, 31 Mars 2010 20:25