Postera anti-Berisha, shoqërohet vëllai i viktimës në Gërdec
TIRANE-Tre të rinj, aderues në lëvizjen "Rinia Aktive", kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur duke shpërndarë postera kundër qeverisë dhe kryeministrit Berisha. Pankartat në formë fotosh me mbishkrime mësohet se janë nisur të shpërndahen në zonën e '9-katësheve', në bulevard dhe përreth zonës së qendrës, ndërsa policia është vënë menjëherë në punë për izolimin e shpërndarjes dhe ngjitjes së posterave në shtylla dhe mure. Paçka se policia e Tiranës ka refuzuar të flasë në lidhje me sipërmarrjen e të rinjve, bëhet e ditur se një prej të shoqëruarve orëve të para të së djeshmes është edhe vëllai i Erison Durdës, 6-vjeçarit që humbi jetën pas plagëve që mori nga shpërthimi tragjik i fabrikës së Gërdecit 3 vite më parë. Ndalimi i të rinjve është kryer nga komisariati nr.3 në kryeqytet, ndërsa familjarët e të shoqëruarve janë shprehur mjaft të shqetësuar në lidhje me fatin e fëmijëve të tyre. Ka qenë Zamira Durda, e ëma e njërit prej të shoqëruarve, që ka kërkuar lirimin e të birit, pasi sipas saj veprimet e tyre janë një mënyrë proteste.
Ngjarja
Geraldo Durda, Arlind Kote dhe Dritan Broka janë tre prej të rinjve që janë vënë nën akuzën e "shpërndarjes së informacionit që përhap panik". Ky akt është i parashikuar edhe në Kodin Penal nën akuzën e "mashtrimit publik", e për pasojë policia në bashkëpunim edhe me prokurorinë bëhet e ditur se kanë nisur hetimet për të mësuar se ku dhe si është organizuar grupi për të shpërndarë postera me përmbajtje të tillë. Mësohet se në fotografi rezultonte të ishte hartuar njoftimi i vdekjes së kryeministrit, ose më saktë i vrasjes së tij, ku hartuesit sipas të dhënave kishin përcaktuar edhe autorët e "vrasjes" që ishin sipas tyre, viktimat e Gërdecit dhe grevistët e Bulqizës. Paçka se sipas të dhënave që vijnë nga forumi në të cilin bëjnë pjesë tre të akuzuarit e policisë, përmbajtja e posterave ka qenë simbolike, hetimi është përqendruar pikërisht në faktin se veprimi i të rinjve përbën vepër penale. Deri orëve të vona të së mbrëmshmes të shoqëruarit kanë qenë në ambientet e komisariatit, ndërkohë që policia refuzon të flasë publikisht për aktin e kryer prej tyre.
Rrëfimi
Zamira Durda, nëna e Geraldo Durdës, 17-vjeçarit që humbi të vëllain nga shpërthimi famëkeq i Gërdecit, ka shpjeguar për 'GSH'-në qëllimin që mbanin posterat për të cilat gjendej në polici i biri. "Gjithçka është simbolike dhe im bir është ende adoleshent. Kjo është një mënyrë proteste dhe protesta nuk përbën ndonjë vepër penale, pasi me anë të atyre posterave nuk është vrarë askush". Durda theksoi se ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me të birin, pavarësisht se besonte se policia i ka ndaluar djemtë me pa të drejtë. Burime jozyrtare policore bëjnë me dije sa kanë bllokuar një lap-top, një automjet dhe se po hetohen disa studio, të cilat dyshohet se përdoren për prodhimin e posterave të tillë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)