Reforma zgjedhore, zbardhen propozimet e reja të PD-së
TIRANE-PD i ofron opozitës një paketë propozimesh për reformën e re elektorale, duke kërkuar bashkëpunimin e saj me qëllim hartimin e një kodi të ri zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.
E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur sot ne nje artikull se duket qe dy pikat që pritet të ngjallin debate mes palëve pritet të jetë propozimi i demokratëve që fletët e gabuara të bëhen të vlefshme në Kodin Zgjedhor dhe pika tjetër, që listat e zgjedhësve të kenë një kod të ri dhe adresë të saktë.
Gazeta Shqiptare ka mundur të sigurojë disa nga propozimet e demokratëve, të cilat si bazë të tyre kanë rekomandimet e fundit të OSBE-ODIHR-it. PD kërkon t'i parashtrojë sugjerimet e saj për ndërhyrjen në kod në një tryezë të përbashkët pozitë-opozitë për trajtimin një nga një të rekomandimeve të raportit të OSBE-ODHIR PD-ja rekomandon ngritjen e një komisioni parlamentar gjithëpërfshirës për reformën zgjedhore duke shprehur të gjithë vullentin për të bërë të gjitha kompromiset e nevojshme, në mënyrë që opozita shqiptare të gjejë hapësirat më të mëdha, për të realizuar ato që ajo mendon se i shërben sistemit zgjedhor.
Një tjetër propozim i partisë në pushtet është që ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias të asistojë në këtë proces, në interesin më të mirë të një reforme, e cila duhet të përputhet tërësisht me standardet ndërkombëtare.
(d.b/BalkanWeb)