E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester City, gola dhe spektakël

Edhe ne këtë sezon te ri impresioni i pare për skuadrën e Mancinit është potenciali ofensiv. Tekniku Italian e filloi takimin me boshnjakun Xheko qe nga minuta e pare o ndihmuar nga David Silva e Jonson duke lënë ne pankine Mario Balotelin dhe blerjen me te re Serxhio Aguero. Pjesa e pare u mbyll ne shifrat e bardha 0-0 pavarësisht presionit te vendasve me dy traversa nga David Silva dhe Gareth Beri. Pas golit te zhbllokimit te rezultatit nga Edin Xheko ne minutën e 57, protagonist i mbrëmjes do te behej Serxhio Aguero me show-n e dhuruar. Argjentinasi u fut ne fushe ne minutën e 59-te dhe menjëherë dyfishoi shifrat 9 minuta me pas. Ne minutën e 71 përsëri Aguero protagonist ne golin e trete duke i dhuruar një asis David Silva për te vulosur rezultatin 4-0 me dopieten e tij ne minutën e 91 me një gjuajtje potente jashtë zone. “Nuk keni pare akoma asgjë,” deklaroi Mancini pas takimit pavarësisht se qe ne sfidën e pare Mançester City nxori dhembet përballë rivaleve te tij ne luftën për titullin e këtij sezoni. Takimin mes Mançester Sity dhe Suonsi te apasionuarit e futbollit anglez patën mundësi ta ndjekin drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht ne paketën “Tring”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›