Obama, pushime ne Lindje te Mesme
Kreu i Shtëpisë se Bardhe do te beje disa ndalesa edhe për tu takuar me krerët e shteteve ne këtë rajon, për te diskutuar mbi krizën ne Siri dhe atë ne Libi. Ndërkohë, para se te nisej Obama ka bere një premtim: do te kthehem ne shtator me një plan te ri për te rimëkëmbur ekonominë amerikane. Plani i miratuar ne Kongres 2 jave me pare nuk është i mjaftueshëm për te ecur përpara, ka theksuar Obama, duke u pajtuar ne këtë mënyrë me vlerësimin e bere nga agjencia e vlerësimit te krediteve Standart & Poors. Qe nga fillimi i mandatit te tij, presidenti Obama, ndodhet ne piken me te ulet te popullaritetit. 1 ne 3 persona, sipas një sondazhi te realizuar se fundmi, është kundër politikave te ndjekura nga ai. Kjo pasi, pas miratimit te planit me te fundit për shpëtimin e ekonomisë, Obama ka marre kritika edhe nga vete anëtarët e Partisë Demokratike.