Studentja japoneze zhduket ne Niagara
Vajza 20 vjeçare, sipas dëshmitarëve ka hipur ne kolonën mbështetëse te anijes kanadeze dhe ka rrëshqitur. Ky është edhe version zyrtar i publikuar nga policia vendase. Shefi i policisë lokale është shprehur i shokuar nga ngjarja pasi sipas tij këto aksidente ndodhin shume rralle. Sipas tij, ka shume mundësi qe vajza te ketë tentuar vetëvrasjen. Një turiste kanadeze është ajo qe ka pare ngjarjen dhe ka kërkuar ndihme por gjithçka ka qene e kote, pasi 20 vjeçarja është zhdukur brenda pak sekondave nen thellësinë e ujëvarës. Ndërkohë forcat e policisë, te mbështetura edhe nga rojet e ujëvarës se Niagarës, kane nisur kërkimet per gjetjen e trupit te vajzës japoneze.