Posterat në Janinë: Vorio-epiriot, deklarohuni grekë

“Vorio-epiriot deklaro origjinën tende. Deklarohu grek në regjistrimin e popullsisë në Shqipëri”.
Ky është teksti i shkruar në qindra posterat e shpërndarë në të gjitha muret e Janinës. Referuar mediave të shtetit fqinj, ende nuk dihen autorët e vendosjes së këtyre posterave, të cilët bien ndesh me thirrjet dhe vendimet e marra nga OMONIA dhe PBDNJ, të cilat i janë drejtuar minoritetit grek në Shqipëri, që të refuzojnë Censusin pas sipas tyre, është një mënyrë për të zvogëluar artificialisht numrin e minoritetit në vendin tonë.
Nga ana tjetër, banorët e Janinës janë befasuar nga këto postera, pasi prej kohësh nuk ishin parë thirrje kaq të forta për “Vorio- Epirin” në këtë qytet. Posterat mësohet se janë vendosur në orët e para të ditës së djeshme, nga persona ende të panjohur, të cilët më këtë veprim kanë kërkuar që të nxisin minoritarët që jetojnë në qytetin e Janinës që të shkojnë në Shqipëri dhe t’i nënshtrohen procesit të regjistrimit.
"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se procesi i regjistrimit vijon me ritme normale në qarkun e Gjirokastrës. Madje krejt ndryshe nga çfarë u deklarua për një bojkot të këtij procesi në zonën e minoritetit etnik grek duket se banorët e kanë mirëpritur regjistrimin, por shumë prej tyre janë konfuz për atë çka po ndodh. /Start/
2011-10-05 08:33