PS kunder rekomandimeve te OSBE/ODIHR
Partia Socialiste e ka kundershtuar qe ne nisje reformen zgjedhore. Pas takimeve te para te negociatoreve, deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri, tha per mediat se nga menyra sesi po zhvillohet ky proces, eshte nje farse. Partia Socialiste ka kerkuar qe te merren ne konsiderate dhe propozime qe dalin jashte kuadrit te rekomandimeve te institucioneve qe monitoruan zgjedhjet. "Kjo nuk eshte serioze. Partia Demokratike duhet te pranoje propozimet e Partise Socialiste nese ato marrin mbeshtetjen e ODIHIR-it dhe Komisionit te Venecias, mbi bazen e problemeve te identifikuara ne zgjedhje, si dhe mbi bazen e rekomandimeve te ODIHR-it per dy zgjedhjet e fundit",- ka deklaruar Gjiknuri. Sipas eksperteve te PS-se, reforma duhet te preke dhe ceshtje qe kane te bejne me sistemin zgjedhor, menyrat e votimit, kontrollin e votuesve dhe voten e emigranteve. Megjithese propozimet nuk jane bere publike, mesohet se keto kerkesa te opozites u jane prezantuar negociatoreve te Partise Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Viktor Gumi. Nderkohe qe mazhoranca ka kerkuar nje permbledhje te kerkesave, ne baze te asaj cfare kane rekomanduar misionet e vezhguesve.