E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderohen pese kompozitore te skenes shqiptare Izaura Ndoj

Pese emra te shquar te muzikes shqiptare jane dekoruar dj,e nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, me Urdhrin "Naim Frasheri" i Arte. Kompozitoret Edmond Zhulali, Alfred Kacinari, Lejla Agolli, Spartak Tili dhe Sulejman Balteza, jane vleresuar ne shenje falenderimi per gjithcka i kane dhene publikut shqiptar nder vite. Gjate nje ceremonie solemne mes miqsh, kolegesh dhe artistesh, u dekoruan pese emrat e muzikes shqiptare. Ne fjalen e tyre, kompozitoret e dekoruar shprehen falenderimet dhe mirenjohjen e thelle, per vleresimin dhe respektin e madh qe iu be punes dhe veprimtarise se tyre krijuese nder vite, nga ana e Kryetarit te Shtetit, duke i vleresuar ata si nje mbeshtetje dhe motivim te madh per artin dhe kulturen shqiptare. Pese kompozitoret qe i kane kushtuar jeten muzikes, moren vleresimin e larte per punen, veprimtarine dhe kontributin nder vite duke u dekoruar me Urdhrin "Naim Frasheri" i Arte. Per z. Edmond Zhulali me motivacionin: "Per kontributin e vecante te dhene ne fushen e muzikes se lehte, asaj popullore te perpunuar dhe te kenges qytetare"; per z. Alfred Kacinari me motivacionin: "Per kontribut te vecante ne muziken e lehte shqiptare, vecanerisht ne drejtim te kompozimit dhe orkestrimit, duke ndikuar ne rritjen e cilesise artistike dhe perafrimin me prirjet e muzikes bashkekohore evropiane"; per znj. Lejla Muhamet Agolli me motivacionin: "Per kontribut te rendesishem ne fushen e krijimtarise muzikore te te gjitha gjinive dhe promovimin e tyre ne veprimtarite brenda dhe jashte vendit"; per z. Spartak Tili me motivacionin: "Per kontribut ne krijimtarine muzikore, vecanerisht ne kultivimin, zhvillimin dhe perhapjen e kenges se lehte qytetare shqiptare"; si dhe per z. Sulejman Balteza me motivacionin: "Per kontribut te rendesishem ne ngritjen ne nivel te larte profesional te formacionit orkestror te qytetit te Elbasanit, duke krijuar nje profil simfonik, permes veprave me perfaqesuese te repertorit shqiptar dhe atij boteror". Me tej, krijuesit e mirenjohur vune ne dukje se keto jane momente shume te rendesishme ne karrieren dhe ne jeten e cdo njeriu, por edhe nje cast perkujtimi per te gjithe koleget dhe bashkepunetoret e tjere, qe kontribuojne ne fushen e artit shqiptar, si edhe nje motivim per nje perkushtim edhe me te madh ne te ardhmen ne krijimtarine e tyre artistike muzikore. Ndersa, kreu i shtetit shprehu nderimin dhe vleresimin e larte per punen, veprimtarine dhe kontributin nder vite te ketyre pese kompozitoreve te shquar e te mirenjohur per publikun dhe artdashesit shqiptare. "Disa thone se Presidenti po dekoron me shume se sa duhet. Une shikoj se ka nje pamjaftueshmeri te theksuar te vleresimit te artisteve ne cdo cep. Ne duhet t'ju falenderojme per gjithcka ju keni dhene ne vite dhe duhet t'u jemi mirenjohes si shoqeri",- u shpreh Presidenti ne ceremonine e dekorimit te artisteve te njohur. Ai pershendeti krijuesit e sapodekoruar dhe vleresoi veprimtarine e tyre te spikatur, duke theksuar se mes tyre, vertet ka konkurrence, por ka edhe shume solidaritet, dhe ky eshte nje mesazh qe duhet percuar ne te gjitha ambientet, si ato profesionale, edhe institucionale apo shoqerore". Topi nenvizoi nevojen e vleresimit te te gjithe artisteve, duke shprehur mirenjohje dhe vleresim per gjithcka qe ata kane dhene ne vite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›